Foto: Zyra e Presidencës së Ukrainës

Zonat e ndalim-fluturimit nuk do të funksionojnë, por si t'ia bëjmë për t'i dalë në ndihmë Ukrainës?

Forcat e Vladimir Putinit po i rrethojnë qytetet Kharkiv, Kherson dhe Mariupol, dhe një kolonë 60 kilometërshe e gjatë me automjete të blinduara ruse është në veri të Kievit në ditën e shtatë të luftimeve në Ukrainë. Ditët në vijim ka të ngjarë ta shohim një barbari më të madhe nga Presidenti rus, pasi ai nuk ia doli mbanë në ditët e para të pushtimit. Ato ditë gjithashtu ka të ngjarë të zgjasin me javë pasi Putini i do ti mbajë të rrethuara këto qytete derisa ato të bëhen të tijat.

Deri më tani, debati politik në Perëndim është mbizotëruar nga një argument i zhurmshëm për një zonë ndalim-fluturimi: diçka që të gjithë liderët e kanë përjashtuar vazhdimisht me arsyetimin se do të çonte në luftime të drejtpërdrejta midis NATO-s dhe Rusisë. Ideja e zonës së ndalim-fluturimit nuk kishte ardhur vetëm nga deputetë britanikë si Tobias Ellwood: ajo u ngrit në konferencën për shtyp të kryeministrit në Poloni nga një gazetare dhe aktiviste ukrainas dje dhe është diçka që gazetarët perëndimorë po e përcjellin nga njerëzit në qytetet e sulmuara sot.

Ekziston një ide tjetër që dë të mund të funksiononte në pamundësi të zonave të ndalim-fluturimeve, që janë korridoret e ndihmës. Këto do të ishin kalime të sigurta për autokolonat e ndihmave për të arritur në qytetet e rrethuara, në mënyrë që njerëzit në to të mos vdesin nga uria. Megjithatë, ato janë një propozim jashtëzakonisht kompleks, sepse mbrojtja e një autokolone ndihmash kërkon mbështetje nga ajri, dhe deri më tani liderët perëndimorë e kanë përjashtuar dërgimin e trupave dhe avionëve të tyre në Ukrainë.

Dihet mirëfilli se Putini gjithashtu nuk i ka respektuar korridoret e tilla në të kaluarën: një nga momentet e shumta të turpshme të luftës siriane ishte bombardimi i një autokolone ndihme të OKB-së me 31 kamionë, në të cilën vdiqën 14 punonjës të OKB. Kjo ndodhi në vitin 2016, dhe ndërsa Rusia mohoi çdo përfshirje, SHBA pohon se aeroplanët rusë kryen sulmin së bashku me qeverinë siriane të Asadit. Përkrahësit e argumentit të korridorit për ndihma thonë se nëse Putin e bllokon ndihmën për qytetet e rrethuara, atëherë ai po e përdor urinë si një taktikë, e cila do të ishte një krim lufte.

Sido që të jetë, është e qartë se debati rreth asaj se çfarë duhet të bëjë Perëndimi duhet të zgjerohet nga diskutimi i thjeshtë se çfarë mund të bëhet në aspektin ushtarak dhe mbi atë që duhet bërë në anën humanitare të gjërave. Deri më tani, diskutimi ka qenë për kufijtë e veprimit, jo për atë që mund të bëhet ende brenda atyre kufijve. Udhëheqësit perëndimorë kanë qenë të qartë se më e keqja pritet të ndodhë: tani ata duhet të jenë të qartë se çfarë planifikojnë të bëjnë për t’u marrë me këtë, në vend që thjesht t’i përjashtojnë gjërat./The Spectator