Zhbogar Përsërit Mbështetjen për Kosovën

Ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj priti sot në takim përfaqësuesin special të BE-së, Samuel Zhbogar, me të cilin kanë biseduar rreth proceseve integruese të Kosovës në BE.

“Ministri Hoxhaj […] ka njoftuar Zhbogarin për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në këtë proces, duke theksuar përkushtimin e gjithanshëm për realizimin e plotë dhe të shpejtë të gjitha obligimeve që i takojnë Kosovës,” thuhet në kumtesën për shtyp të ministrisë. 

Ministri kosovar ka falënderuar të parin e BE-së në Kosovë, Zhbogar për përkushtimin e tij për të ndihmuar institucionet e Kosovës në këtë proces.

Ndërsa, Zhbogar ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të BE-së për Kosovën në avancimin e proceseve integruese por edhe në fusha tjera.