Zharku Jep Dorëheqje, Akuzon EULEX-in

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga posti, pasi Gjykata Supreme ka konfirmuar dënimin e tij prej tre vjetësh në burg, për shkak të veprës penale të “detyrimit”. Zharku tha se është i detyruar të japë dorëheqje shkaku “i vendimit të padrejtë dhe politik të EULEX-it”.