Zbutja e Çelikut

Një prej figurave më me ndikim të politikës në dekadën e fundit do të ngrihet sot në këmbë para trupit gjykues. Fatmir Limajt do t’i kumtohet verdikti i gjyqit për akuzat e ngritura ndaj tij, se ka kryer krime para katërmbëdhjetë vjetësh. Kjo ndodhi do të shënohet në librin për jetën e tij që Limaj thotë se po e shkruan vetë.
Ish-komandant Çeliku që tregon se themeloi grupin e tifozëve “Plisat” në rini të tij, po përballet edhe me dy procese tjera gjyqësore për përfshirje në korrupsion. Në një process të mëhershëm gjyqësor për krime lufte Tribunali i Hagës e shpalli të pafajshëm. Çelikut, një ish-komandanti të fuqishëm të zonës në UÇK, iu mbushën sytë me lotë në dy seanca gjyqësore të zhvilluara kundër tij.