Winston Churchill i Ballkanit?

Hashim Thaçi i përket karizmës së politikës evropiane. Disa njerëz e lavdërojnë atë me fjalë të mëdha. Të tjerët dëshirojnë ta shohin prapa grilave si një kriminel lufte. Rruga e tij shpie përmes Cyrihut deri te majat e shtetit të ri të Kosovës. Kush është Presidenti  kontravers kosovar?

 

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, banor i dikurshëm i Dietikonit, një qytet në kantonin e Cyrihut, duket të jetë i qetë dhe miqësor. Jemi në vitin 2018 dhe unë sapo e kam intervistuar atë nëse Kosova dhe Serbia, nga e cila ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008, mund të shkëmbejnë territore. Akuzat se zoti Thaçi, është bosi i madh dhe vrasës mafioz, të cilat janë rishfaqur dhe përsëritur ndër vite, nuk janë pjesë e axhendës së sotme. Ndërkohë që ngritem për tu larguar, ai pyet: “A e keni parë Aleksandrin?”

Aleksandrin? Për një moment ndihem konfuz. Pastaj ai ma sqaron. Po fliste për Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Serbisë. Kur Hashimi ishte nëpër bjeshkë duke luftuar për pavarësi për Kosovën me shumicë shqiptare nga Serbia në vitin 1999, Aleksandri ishte Ministrër i Serbisë për Informacion. Tani, duket se Hashimi dhe Aleksi përpiqen të duken të qetë dhe jomiqësorë përballë kamerave sa herë që janë bashkë, por thirren në emra të përveçëm, përndryshe.

Ndërkohë, kur gjërat u qetësuan në prag të bombardimit 78-ditor të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, ideja që Hashimi dhe jo Aleksandri një ditë do të akuzoheshin për krime lufte dhe vrasje do të dukej absurde. Para se gjithash, Vuçiqi kishte luajtur rol kryesor në partinë ekstremiste nacionaliste serbe, burrat e së cilës kishin vrarë dhe plaçkitur nëpër Bosnje dhe Kroaci. Pra, kohërat kanë ndryshuar, por akuzat e bëra nga gjykata speciale e Kosovës dhe të bëra publike me 24 qershor, kanë qenë në zhvillim e sipër për më shumë se njëzet vjet.

Ndërkohë, nëse Thaçi ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me Zvicrën, kush mund ta fajësojë atë? Ishte ai që lexoi deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, por, pa bujarinë e Zvicrës ky djalë katundi që ia doli me sukses, kurrë nuk do ta plotësonte këtë ëndërr të tijën.

Megjithatë Zvicra është gjithashtu shtëpia e dy personave që kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për ta shkatërruar atë.

Madeleine Albright ishte e impresionuar 

Thaçi është shtatgjatë, i pashëm dhe buzëqesh shumë. Të paktën ai e bën këtë sa herë takohet me të huajt. Secili politikan ka një anë publike dhe private, por në historinë e shquar të Thaçit, sigurisht që ka shumë më tepër që mbetet në hije krahasuar me historinë e ndonjë presidenti mesatar evropian. Ndërsa largohem nga zyra e tij, ai më jep një kopje të biografisë së tij të shkruar nga dy gazetarë të The Times of London. Për ta, nuk ka asnjë dyshim. Ai është Winston Churchill, Vaclav Havel dhe Lech Walesa i Ballkanit.

Eshtë një pamje e njëjtë e fotografisë së pikturuar nga Dick Marty, prokurori nga Ticino, i cili duke ndjekur sugjerimet e shoqes së tij ticianeze Carla Del Ponte, e implikoi atë në një komplot ku thuhet se ka vrarë të burgosurit për t’ua shitur organet e tyre pastaj. Ai e bëri këtë akuzë përmes një raporti të vitit 2010 për Këshillin e Evropës. Bazuar në raportimet inteligjente, tha ai, Thaçi ishte, një “bos” mafioz i cili “kishte ushtruar kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës dhe narkotikëve të tjerë”.

Del Ponte, ish-kryeprokurorja e gjykatës jugosllave të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, kishte shkruar për disa nga këto pretendime në një libër të sajin në vitin 2008. Në atë kohë ajo tha se, ish udhëheqësit e UÇK-së mbroheshin nga fuqitë perëndimore të cilat kërkonin stabilitet, dëshmitarët e mundshëm ishin tejet të tmerruar për të folur dhe kështu nuk kishte prova për të vazhduar me raste të tilla.

Kur u shfaq publikisht për të udhëhequr delegacionin kosovar në kështjellën franceze të Rambujesë në vitin 1999, në të cilën u bë një përpjekje për herë të fundit për të gjetur një zgjidhje për problemin përpara se NATO të niste fushatën e saj të bombardimeve, Thaçi e magjepste Madeleine Albright, Sekretare e Shtetit të SHBA. Ajo u impresionua nga “rinia dhe papërvoja e tij”. Ai ishte “më shumë një student me potencial të shkëlqyeshëm dhe i prirur për t’i bërë detyrat e tij me vonesë.” Në një moment të caktuar ajo thotë, ai “gati se ishte përlotur”.

Kishte punuar si ndërrues (devijues) trenash në Cyrih

Ishte vetëm 30 vjeç, por ajo kishte gabuar për papërvojën të tij. Thjesht, përvoja e tij ishte shumë e ndryshme nga e saj. Ai ishte një nga nëntë fëmijët dhe u rrit duke ndarë një dhomë me gjashtë vëllezërit e tij në fshatin Burojë në regjionin e Drenicës. Drenica ka qenë gjithmonë zemra e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës ndaj serbëve.

Biografia e Thaçit thotë se ai ishte një aktivist studentor. Por askush në Kosovë nuk kishte dëgjuar kurrë për të para luftës. Ekziston një arsye e mirë për këtë. Ai vërtetë ishte aktiv në ato grupet e vogla dhe të fshehta që kundërshtonin politikat paqësore të rezistencës së Ibrahim Rugova, lideri i atëhershëm dhe i padiskutueshëm i shqiptarëve të Kosovës. Ata donin rebelim të armatosur. Në vitin 1994 Thaçi u nis për në Zvicër, rrugë kjo të cilën e kishin marrë shumë kosovarë para tij. Aty, ai u regjistrua për të studiuar në Cyrih dhe nisi punën si devijues trenash për të fituar ca para.

Por, sa student serioz ishte ai? Ai aplikoi me sukses për azil politik duke siguruar një dokument udhëtimi. Me gruan e tij të re të lënë në shtëpi në Dietikon, Thaçi ishte shpesh larg duke bërë biznes. Por jo ndonjë biznes për SBB (Hekurudhat Federale Zvicerane).

Teksa po ecte nëpër bjeshkët e Shqipërisë Thaçi po i organizonte të përgjumurit në Kosovë që po bëheshin gati dhe, me shpresë së do të jenë të armatosur, kur të vijë lufta. Kjo i rikujton James Pettifer-it, një akademiku britanik nevojën për “aftësitë politike dhe organizative të Rezistencës Franceze ose Bolshevikëve para-revolucionarë, bashkëluftëtarë të njohur vetëm me emër të rremë, takimi (randevuja) në dhomën e pasme të një bari, i arranzhuar përmes një thirrjeje anonime e bërë nga një kabinë telefoni në Cyrih nga dikush që nuk e ke takuar kurrë më parë.”

Në fillim, pseudonimi i tij ishte “Studenti”, por pastaj u bë “Gjarpëri”. Ndoshta ishte një respekt ndaj tij për aftësinë e tij për të rrëshqitur qetazi, pa zhurmë. Ndoshta ishte diçka tjetër.

Në 1997 Shqipëria kolapsoi. Si rezultat sasi të mëdha të armëve papritur u shfaqën në dispozicion me çmime që diaspora në Zvicër dhe gjetkë mund ti përballonte. Roli kryesor i Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte politik, por gjithnjë mbetet e paqartë se deri në çfarë mase i mori armët gjithashtu. Padyshim që serbët menduan se ishte ai që e bëri një gjë të tillë. Në vitin 1997 ata e dënuan atë në mungesë për pjesëmarrje në “disa sulme terroriste” ndaj policëve.

Në vitin 1999, në vazhdën e kapitullimit serb dhe tërheqjes sëv ushtrisë dhe policisë së saj nga Kosova, gjithçka shkoi në djall. Trupat amerikane që ishin pjesë e KB u raportuan se deri në 400 njerëz, kryesisht por jo vetëm serbë, ishin zhdukur dhe ishin burgosur në Shqipëri. Thaçi, thotë një burim anonim  mohoi që njerëzit e tij ishin të përfshirë. Pastaj, zhdukjet misterioze u ndalen.

Zemra më është lënduar 

“Kurrë nuk ke dëgjuar nga unë, por …” Gazetarët që pyesin për Thaçin e dëgjojnë këtë gjë shumë. Që nga viti 1999 Thaçi ka bërë presion mbi politikën e Kosovës. Por ai gjithmonë i ka thënë gjërat e duhura. Ai dëshiron pajtimin me serbët dhe shpesh thotë se askush nuk është mbi ligjin.

Akuzat e ngritura nga prokurori janë pritur të vijnë tash e shumë kohë. Në vitin 2000 Del Ponte i tha Thaçit se po shikonte për krimet e kryera nga shqiptarët e Kosovës dhe se ai ishte në dijeni se ajo e kishte fjalën për të sepse atij “iu ngri fytyra”. Kur u publikua raporti shkatërrues i Martyt, Thaçi tha se ky raport ishte një koleksion i “fantazive, fantastikës shkencore dhe raporteve të rreme”.

Një burim i njohur me raportin sugjeron se disa akuza mund të kenë të bëjnë me mosushtrimin e urdhrave për të ndaluar krimet, në vend se të të jipeshin urdhra apo tërheqjes së këmbëzes nga vetë ai. Tjetri nuk pajtohet. Ajo që mbetet për t’u parë është se sa shumë kemi të bëjmë me vrasjet e shqiptarëve pas luftës, të cilët ishin kundërshtarë politikë e jo bashkëpuntorë me serbët. është “një sekret i hapur”, thotë Daut Dauti, gazetar kosovar. “Të gjithë besojnë se urdhërat erdhën nga lart dhe kjo u raportua në media.”

Thaçi gjithmonë ka pohuar se të gjitha këto akuza janë të pavërteta. Më 29 qershor ai përsëriti të njëjtën gjë. Përmes një transmetimi emocional televiziv, ai tha: “Zemra ime është e lënduar, por nuk është thyer”, duke shtuar se ai do të jepte dorëheqjen vetëm nëse akuzat e prokurorisë konfirmoheshin nga një gjykatës i procedurës paraprake, diçka që mund të zgjasë deri në muajin tetor.

Pronto-klani i udhëhequr nga Thaçi

“Pronto”, thotë Thaçi teksa përgjigjet në telefon. I regjistruar në vitin 2016 si pjesë e një hetimi antikorrupsion Thaçi dhe kolegët duket se diskutojnë punët e shtetit për anëtarët e partisë. Thaçi asnjëherë nuk u akuzua për atë që do të ishte abuzim me pushtetin, por tre kolegët e partisë së tij u dënuan pas një procedure të apelit me datë 1 korrik.

Shkurtin që kaloi Albin Kurti, udhëheqësi i një partie opozitare mori pushtetin. Qëllimi i tij ishte të “çlironte Kosovën nga brenda” sic mendonte ai, nga kontrolli i asaj që tani është bërë e njohur si Klani Pronto i udhëhequr nga Thaçi. Qeverisja e Kurtit zgjati vetëm 51 ditë para se të shkarkohej nga detyra. Amerikanët gjithashtu donin që ai të ikte sepse ai gjithashtu po pengonte planet e tyre.

Më 24 qershor Thaçi ishte rrugës për në Uashington për të takuar Vuçiqin dhe ndoshta edhe ta arrinte një lloj marrëveshje historike. Papritur prokurori e bëri publike aktakuzën ndaj tij. A ka mundësi të ndodhë që çmimi i marrëveshjes të jetë përfshirë në mbylljen e gjykatës ose garantimin se Thaçi, në ndonjë mënyrë nuk do të akuzohej asnjëherë? Tani presim të shohim nëse gjykata i konfirmon këto akuza dhe, nëse po, atëherë a do të arrijë Thaçi të shfajësohet edhe nga Joe Biden i cili dikur e quante atë “George Washingtonin e Kosovës” – apo dikush tjetër plotësisht.

 

Artikulli është publikuar fillimisht në Die Weltwoche

Tim Judah është gazetar britanik (BBC, Times, Economist) dhe ekspert për Ballkanin. Ai ka botuar disa libra për Serbinë dhe Kosovën.