Vrasësi Përfundon me Plumb në Kokë

Policia ka sulmuar sot në mëngjes banesën e Mohammed Merah i cili ishte fshehur aty pas vrasjes së katër personave në një shkollë Jezuite dhe tre ushtarë, në tri sulme të ndara. 

Ministri i brendshëm, Claude Gueant tha se Merah ka gjuajtur në policë dhe ishte gjetur i vdekur pasi ka kërcyer nga një dritare. 

Merah, 23 vjeç, me origjinë nga Algjeria dhe me nënshtetësi franceze, kishte thënë se këto vrasje i ka bërë për të ‘marrë hak ndaj fëmijëve Palestinez’ dhe kundër intervenimeve të ushtrisë franceze jashtë vendit.

Ka qenë e paqartë se si ka vdekur Merah, por prokurori Francois Molins konfirmoi në një konferencë për shtyp se ai ishte vrarë nga një gjuajtje në kokë nga një polic pasi ai kishte tentuar që të ik. 

Molins tha se Merah kishte të veshur jelekun anti-plumb dhe kishte gjuajtur 30 plumba pasi që njësia speciale kishte hyrë brenda në banesë.

Me 11 mars, një ushtar ishte qëlluar për vdekje gjersa ishte duke pritur për t’u takuar me një person për shitjen e motoçikletës së tij. Disa ditë më vonë, dy ushtarë të tjerë janë gjuajtur dhe vrarë dhe një tjetër ishte plagosur gjersa ishte duke pritur para një banke.

Pastaj, në fillim të kësaj jave, tre fëmijë dhe një i rritur janë gjuajtur për vdekje përjashta një shkolle Jezuite.