Vjedh Bateri, i Ndërron me Pëllumba

 

Me qëllim që ti sjell vetes dobi të kundërligjshme pasurore, i pandehuri D.K me datë 25 nëntor, 2011, rreth orës 21, në Kamenicë, ka kryer vjedhje në dëm të dëmtuarit H.R duke ia zhvendosur nga automjeti dy bateri 135 amperësh.

I pandehuri i ndërron këto bateri me dy pëllumba. Këtë shkëmbim e bënë me M.K në fshatin Doberqan, komuna e Gjilanit, ku pas hetimit të policisë, gjërat e vjedhura konfiskohen dhe i dorëzohen të dëmtuarit.

I pandehuri pas leximit të aktakuzës pranon fajësinë dhe veprën penale që i vihet në barrë, “ Vjedhje e rëndë“. Prokurori , mbetet në tërësi pranë aktit akuzues dhe kërkon nga gjykata që aktakuza të konfirmohet.

I pandehuri nuk e kundërshton konfirmimin e aktakuzës. Gjykata bie aktvendim duke konfirmuar aktakuzën.