Pikaso me të bijën e tij, Palomën, Foto: Fotografi: UPI/dpa/picture-alliance

Vidhet Piktura e Pikasos në Greqi

Piktura e Pikasos e quajtur “Koka e gruas” i ishte dhënë Greqisë në vitin 1949 për njohje të rezistimit të vendit ndaj Gjermanisë naziste, shkruan BBC. 

Policia greke raporton që vjedhja ka ndodhur pak para orës pesë të mëngjesit dhe ka zgjat vetëm shtatë minuta. 

Përveq pikturës së Pikasos janë vjedhur edhe një pikturë e Mondrian’it dhe një skicë e artistit Italian Guglielmo Caccia. 

Hajni apo hajnat kishin hyrë në galeri nga ana e pasme pas hyrjes me forcë nga dera e ballkonit. Të tria punime të artit janë hequr nga kornizat e tyre.

Pas alarmit të rënë, një roje kishte vërejtur hijen e një personi duke ikur nga ndërtesa dhe pas ndjekjes së tij nga ana e rojes, ai gjuan një pikturë tjetër, “Peisazhi” i Mondrianit. 

Policia thotë se rojet ishin hutuar disa herë nga alarmi i lëshuar disa herë në pika të ndryshme të ndërtesës gjatë asaj mbrëmje. Gjatë hetimeve, rojet nuk gjenin askënd në galeri. 

Zyrtarët e galerisë nuk kanë bërë të ditur akoma vlerën e punimeve të artit por kanë mbyllur galerinë si rezultat i thyerjes.