Vdekjet në Evropë nga COVID-19 prekin shifrën një milion

Vdekjet nga pandemia e koronavirusit në Evropë të hënën e kaluan kufirin e një milionë viktimave ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, paralajmëroi se pandemia kishte arritur “pikën kritike”.

Numri i të vdekurve në 52 vendet e Evropës, i përpiluar nga AFP (Agence France-Presse) nga burime zyrtare, arriti në të paktën 1,000,288 sosh, shkruan sot Euronews.

Kjo shifër është më e lartë sesa ajo në Amerikën Latine dhe Karaibe (832,577 vdekje), Shtetet e Bashkuara/Kanada (585,428 vdekje) dhe Azi (285,824 vdekje).

“Jemi në një pikë kritike të pandemisë tani”, u tha të hënën gazetarëve Maria Van.

“Trajektorja e kësaj pandemie po rritet në mënyrë eksponenciale. Kjo nuk është situata që duam të jemi në 16 muaj në një pandemi kur kemi aplikuar edhe masa kontrolli”, deklaroi ajo.

Kontrast nga shteti në shtet

Sipas të dhënave të përpiluara nga AFP, gjashtë vende përbënin gati 60% të të gjitha vdekjeve nga koronavirusi në Evropë.

  • Mbretëria e Bashkuar me 127,100 vdekje;
  • Italia me 114,612 vdekje;
  • Rusia me 103,263 vdekje;
  • Franca me 99,163 vdekje;
  • Gjermania me 78,452 vdekje;
  • Spanja me 76,525 vdekje.
  • Kosova me 1,968 vdekje.

Grafiku 1: Vdekjet totale të konfirmuara nga Covid-19
Burimi: John Hopkins University CSSE COVID-19 Data; Linku: https://github.com/CSSEGISandData/COVID-19

Megjithatë, edhe brenda këtij grupi vendesh, kishte kontrast të madh. Mbretëria e Bashkuar, pasi regjistroi deri në 8,700 vdekje brenda një jave në fund të janarit, ka parë rënien e kësaj epidemie ndjeshëm në javët e fundit me vetëm 238 vdekje të regjistruara në shtatë ditët e fundit.

Ky shtet filloi me aplikimin e masave lehtësuese të hënën, pasi 60% e popullsisë së rritur u vaksinuan dozën e parë të vaksinës.

Shtete të tjera si Italia (3,200 vdekje që nga e marta e kaluar), Rusia (2,500) dhe Franca (2,200) po përballen me një valë të tretë vdekjeprurëse.

Lidhur me vdekjet në raport me popullsinë, vendet më të prekura në botë ishin në Evropë, sipas AFP. Republika Çeke renditet e para me 261 vdekje për 100,000 banorë, e ndjekur nga Hungaria (245) dhe Bosnja dhe Hercegovina (228).

Grafiku 2: Vdekjet totale të konfirmuara nga Covid-19 për 1 million banorë
Burimi: John Hopkins University CSSE COVID-19 Data; Linku: https://github.com/CSSEGISandData/COVID-19

Ndërkohë që evropianët e përbëjnë një të nëntën e popullsisë botërore, vdekjet e regjistruara në Evropë përfaqësuan më shumë se një të tretën e 2.94 milionë viktimave të pandemisë së regjistruar në të gjithë botën.

Për të dhëna pak më pozitive, vdekjet nga koronavirusi në Evropë janë stabilizuar që nga fundi i marsit. Evropa regjistroi 27,036 vdekje javën e kaluar, shumë më pak se 40,178 të raportuara nga 14 në 20 janar.

Përkthyer dhe përgatitur nga: Nuhi Shala