Varroset Elvis Pista

(E plotësuar) Në orët e pasdites të së dieles, mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit Elvis Pistës, i vrarë në të nisur dita e sotme afër një restorani në Rahovec. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe nënkryetarët e PDK-së, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi. Pista kishte garuar me PDK-në për të hyrë në Kuvend. Ngushëllime familjes i dërguan edhe Presidentja Jahjaga, Kryeministri Thaci dhe subjektet politike.