Urdhri i Nënë Terezës Lutet për Hitchensin

Misionarët e Indisë nga Urdhri i Bamirësisë thanë se do të luten për shpirtin e gazetarit Christopher Hitchens, pavarësisht fushatës së tij agresive kundër themelueses së këtij urdhri, fitueses së çmimit Nobel, Nënë Terezës.

“Do të lutemi për të dhe familjen e tij”, i tha zëdhënësja Motra Christie, agjencisë së lajmeve AFP, të premten.

Hitchens vdiq të enjten, në moshën 62-vjeçare, pas betejës kundër kancerit të ezofagut.

E pyetur nëse Hitchens, një ateist i hapur, do të mirëpriste lutjet e tilla, ajo refuzoi të komentojë.

Hitchens, i cili pati sukses të madh si kolumnist, ishte një ndër kritikët më të fortë të Nënë Terezës, shenjtores në pritje të Kishës Katolike Romake, duke e quajtur atë “fanatike, fundamentaliste dhe mashtruese”.

Në librin e tij “The Missionary Position” të vitit 1995 dhe në dokumentarin e tij të vitit 1994 të quajtur “Hell’s Angel”, Hitchens akuzonte murgeshën për oportunizëm politik që prishi miqësinë me diktatorët dhe financuesit e korruptuar në shkëmbim të donacioneve për urdhrin e saj.

Ai gjithashtu e akuzoi atë për kontribut në mjerimin e të varfërve me kundërshtimin e saj të çjerrë ndaj kontraceptivëve dhe abortit.

Murgesha shqiptare filloi misionin e saj me të varfërit nga Kalkuta në Indinë Perëndimore, në vitin 1948, dhe ishte e njohur si “Shenjtore e të braktisurve” për punën e saj me njerëzit e sëmurë.

Ajo pranoi Çmimin Nobel në vitin 1979, dhe u shenjtërua në vitin 2003, gjashtë vjet pas vdekjes së saj në shtator 1997.

Hitchens u thirr nga Vatikani për të argumentuar kudër shenjtërimit të saj, i cili më pas tha se ishte i zgjedhur për të “përfaqësuar djallin pro bono”.

Shkrimtari turbullues, i cili filloi karrierën e tij si gazetar në Britani të madhe para se të migronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u diagnostifikua me kancer në qershor të vitit 2010, dhe kishte dokumentuar shëndetin e tij në rënie në kolumnet e tij të rregullta për revistën Vanity Fair.

Në njoftimin për vdekjen e tij, Vanity Fair përshkruan shkrimtarin si “kritik i pashoq, mjeshtër i fjalës, zë i zjarrtë, gazmor dhe i patrembur”.