Ukraina Zotohet të Luftojë Deri në Fund Pro-rusët

Sipas ministrit të Brendshëm Heletey forcat ukrainase të dielën kanë shkatërruar një kolonë rebelësh pro-rusë që po tërhiqeshin nga Luhanski, qytet të cilin ushtria e Ukrainës e ktheu nën kontroll pas tre muajsh mbajtje nga separatistët.

Ministri tha se gjatë sulmit u vranë dhjetëra rebelë.

Këta trupa gjatë ditës së diel kanë rimarrë dy qytete në jug të Sllovianskut.

Ky lajm është bërë i ditur nga Presidenca e Ukrainës përmes një deklarate ku ndër të tjera thuhej se flamuri ukrainas është ngritur në qytetin e Artemivsk-ut me 77 mijë banorë dhe në Droujkivka, qytet me 60 mijë banorë.

Për presidentin Petro Poroshenko rimarrja e Sllovianskut është një pikë kthese për konfliktin në lindje të vendit, por jo një fitore e plotë.

Poroshenko tha se ky është fillimi i kthesës në luftën kundër militantëve. Zyrtarët ukrainas thanë se së shpejti do të nisë edhe shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës që vuajtën nga konflikti.

Wal Street Journal raportoi se ushtarët ukrainas po mundohen ta rrethojnë qytetin e Donjetskut, i cili vazhdon të mbahet nën kontrollin e pro-rusëve, ndërsa në këtë qytet po të dielën është mbajtur një tubim i banorëve në përkrahje të atyre që kontrollojnë qytetin.

Sipas BBC-së një zyrtar i sigurimit ukrainas i quajtur Mykhaylo Koval ka thënë se pjesët e mbajtura nga rebelët në Ukrainën Lindore do të mbahen të rrethuara, derisa luftëtarët pro-rusë të dorëzohen.

“Ka një plan të qartë strategjik i cili është aprovuar. Këto qytete do të bllokohen tërësisht”, tha Koval.

E mediet e Ukrahinës kanë raportuar se katër persona janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në sheshin e Pavarësisë në  Kiev.

Sipas medieve thuhet se gjuajtjet me armë zjarri kanë ndodhur gjatë natës në shesh, i njohur si “Maidan” , vendi që ishte epiqendra e protestave tremujore antiqeveritare. Aktivistët e “Majdanit” thonë se rreth 30 persona kanë gjuajtur me armë zjarri gjatë natës dhe nuk është ende e qartë se kush janë sulmuesit.

Shumica e gjësendeve që ishin vendosur në shesh gjatë protestave, kanë mbetur aty prej muajit shkurt, megjithëse në pushtet ka ardhur një qeveri pro-perëndimore.

E gjatë ditës së diel, udhëheqësi i Krimesë që e ka përkrahjen e Rusisë, Sergei Alekyonov, ka thënë se Refat Chubarov-it, udhëheqësit të Trupit Vetëqeverisës  të Tatarëve, i njohur me emrin “Mexhlis”, e ka të ndaluar të hyjë në “territorin rus” për shkak të aktiviteteve të tij që nxisin urrejtje ndëretnike.

Rusia e ka aneksuar Krimenë prej Ukrainës, në muajin mars, në një lëvizje që është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Chubarov është ndaluar që të hyjë në gadishullin e Detit të Zi më 5 korrik, ndërsa të njëjtit i është dorëzuar një dokument zyrtar ku thuhet se ai e ka të ndaluar që të hyjë në territorin rus deri në vitin 2019.

Chubarov e ka quajtur këtë veprim “një pjesë të vogël të padrejtësisë së madhe që tani po ndodh në Krime”.

Në muajin maj, autoritetet ruse ia kanë ndaluar hyrjen në Krime edhe liderit veteran të tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzemilev-it.

Krimbja ku tatarët tash nuk e kanë shumicën konsiderohet si vendlindje e këtij populli.