Trump-izmi ka vdekur, rroftë populizmi

Donald Trump ka marrë fund. Trumpizmi gjithashtu. Kjo është pika kryesore e zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Shumë prej kandidatëve të mbështetur nga Trump kanë përformuar keq dhe ndërhyrja e vazhdueshme e Trumpit në fushatën republikane duket se i ka mbyllur votuesit. Ajo epokë e vogël kurioze, maniake, ndonjëherë zbavitëse në politikën moderne perëndimore – epoka e Trump – ka mbaruar.

Mirëpo, kushdo që mendon se kjo do të thotë se populizmi ka mbaruar, po tallet me veten e tij. Ata njerëz të një prirjeje më teknokratike, të cilët aktualisht po i tringëllojnë gotat e shampanjës me perspektivën se populizmi po shkon drejt varrezave të ideve të këqija, janë në një zgjim të paturpshëm. Sepse ka një tjetër avantazh nga këto terma afatmesme – Trumpizmi mund të ketë vdekur, por populizmi jeton.

Poshtërimi i Trumpit është i pamohueshëm. Do të ketë shumë arsye që republikanët nuk dolën aq mirë sa pritej, me atë popozitetin e parashikuar me shumë zhurmë që doli të ishte më shumë se një driblim i kuq. Mirëpo, një gjë është e qartë për ish presidentin Trump. Djemtë e tij u mundën keq.

Dr. Mehmet Oz, i mbështetur zëshëm nga Trump, humbi vendin e republikanëve në Senat ndaj kandidatit John Fetterman në Pensilvani. Kandidatët e emëruar nga Trump, Don Bolduc dhe Blake Masters, dolën keq respektivisht në Neë Hampshire dhe Arizona. I preferuari i Trump, Herschel Walker, duket se ka rezultuar keq në garën për të qenë senatori në Gjeorgji. Aty duket se do të ketë balotazh. Në mënyrë befasuese, siç raporton rrjeti televiziv amerikan NBC, atmosfera në selinë e republikanëve është se ata duhet ta ‘mbajnë Trumpin larg Gjeorgjisë’. Dashuria ndaj Trump është kthyer në një puthje vdekjeje për politikanët aspirantë.

NBC llogarit se, të paktën 14, nga të zgjedhurit e Trump i kanë humbur ofertat e tyre për zgjedhje. Edhe një këshilltar i lartë i Trumpit tani thotë: “Kjo është një anije që po fundoset”. Vetë Trump thuhet se është ‘i tëri në flakë’, duke u zier në pronën e tij në Mar-a-Lago për dështimin e tij në këto zgjedhje afatmesme për ta rikonfirmuar politikën e MAGA-s. Çfarë do të bëhet me ‘njoftimin e madh’ të tij shumë të përcjellur nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024, mbetet për t’u parë. Me siguri që edhe Trump nuk është aq i krisur sa të ngutet tani kur kaq shumë prej kandidatëve të cilët i ka zgjedhur dështuan dhe kur sondazhi më i fundit sugjeron se pothuajse 55 për qind e amerikanëve kanë një pikëpamje të pafavorshme për të.

Populizëm i vyshkur? Jo kaq shpejt. Rënia e markës së guximshme politike të Trump nuk ishte historia e vetme e zgjedhjeve apo mandateve afatmesme këtë vit. U shënua gjithashtu dhe ngritja e Ron DeSantis. Ylli i DeSantis po ngrihet lart. Në vitin 2018 ai fitoi postin e guvernatorit të Floridës me një pikë përqindje. Në këto andate afatmesme ai fitoi me gati 20 pikë përqindjeje. Ai e shkatërroi diferencën rekorde të arritur nga Jeb Bush kur fitoi në Florida me 12.8 pikë përqindjeje.

Fitorja e DeSantis ka sfiduar kaq shumë tendenca. Ai fitoi në qarqet shumë latine të Floridës. Asnjë kandidat republikan për guvernator nuk i ka fituar ato vende në një gjeneratë. Ai madje fitoi në kontenë e Miami-Dade, me shumicë kubaneze, dhe “historikisht një burim i madh votash demokratike”, sipas fjalëve të CNN. Ky ishte “rezultati më tërheqës në fitoren e tij të madhe ndaj demokratit Charlie Crist”, thotë CNN.

DeSantis qartazi emocionon votuesit. Ai ka ndryshuar mendje dhe i ka fituar zemrat. Dhe, si e ka bërë ai këtë? Me politika populiste dhe ide populiste.

Nga Covidi në ‘zgjim’, DeSantis refuzon të menduarit kulturor-elitar dhe bën gjënë e tij. Ai hodhi poshtë bllokadat dhe detyrimin e mbajtjes së maskave. Ai madje i shtoi kapacitetet në Florida si një strehë për të lodhurit nga bllokadat. “Florida është bërë streha e arratisjes për ata që tunden nën detyrime dhe kufizime autoritare dhe në dukje të pafundme”, deklaroi ai në janar të këtij viti.

Ai evokon për ‘indoktrinimin e zgjuar’ në shkolla dhe i ka nxjerrë si të jashtëligjshme ‘udhëzimet në klasë për çështjet që kanë të bëjnë me ‘orientimin seksual ose identitetin gjinor për nxënësit e shkollës nën moshën dhjetë vjeç, të cilat disa demokratë në mënyrë të parashikueshme e quajtën si homofobikë dhe transfobikë, por që shumë prindër, përfshirë prindërit latinë, e konsiderojnë qartë një gjë të përsosur. Shumica e njerëzve normalë nuk duan që nëntëvjeçarit t’i thuhet se ka njëqind gjini.

Ai po bashkëpunon edhe me korporata të mëdha, në vend që ta turpërojë të majtën me gatishmërinë e tij për t’iu kundërvënë bizneseve të mëdha. Kur Shefi Ekzekutiv i Disneyt Bob Chapek e sulmoi me kritika ligjin e DeSantis kundër mësimit të fëmijëve për seksin dhe gjininë, DeSantis u përgjigj duke futur një ligj që do të shpërndante Reedy Creek, një zonë prej rreth 40 milje katrore që strehon ëalt Disney Resort mbi të cilin kompania Disney gëzon fuqi gjithëpërfshirëse. duke përfshirë kompetencat tatimore. Madje edhe ëashington Post dukej i impresionuar që DeSantis po përballet me ‘Amerikën e korporatave’.

DeSantis e bën populizmin siç duhet. Ai e bën atë shumë më me mend se Trump. Shumë votues amerikanë e dinin se Trump ishte një instrument i hapur. Por ata ishin të gatshëm ta përdornin atë sepse donin vërtet ta kundërshtonin regjimin e lashtë të teknokracisë, paternalizmit dhe joliberalizmit. Votuesit bënë një pakt me atë idiot për të bërë të qartë se ata donin ndryshime politike, se ishin të sëmurë dhe të lodhur duke u parë me përçmim nga establishmenti demokrat në veçanti si një pikë problematike që ka nevojë të vazhdueshme për korrigjim dhe anulim. Fakti që ata tani e kanë hedhur tutje shkopin e Trumpizmit nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga dëshirat e tyre populiste. Ata thjesht e dinë se tani nevojitet një armë më e zgjuar politike.

Dhe kjo armë mund të jetë DeSantis. Rënia e Trump dhe ngritja e tij sugjerojnë se populizmi nuk po vdes, por përkundrazi po rafinohet. Është duke u bërë intelektualisht më thelbësore dhe më e sigurt. Nëse Trump do të ishte kamxhiku, ndoshta DeSantis do të jetë politikani i duhur që ecën nëpër dyert që janë goditur. Nëse ai kandidon në vitin 2024, dmth. Trumpizmi ka vdekur, rroftë populizmi!/The Spectator