Tim Judah. Foto: BBC/Youtube

Tri pyetje, tri përgjigje të Tim Judah rreth dialogut Kosovë - Serbi

Përpjekje serioze janë duke u bërë nga BE-ja për të filluar dialogun Kosovë-Serbi, që ka ngecur që nga viti 2018. Shumë takime janë caktuar mes Kryeministrit të Kosovës, Presidentit të Serbisë dhe liderëve të BE-së, derisa SHBA për momentin është jashtë procesit. Si duket e ardhmja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor? Për të kuptuar rëndësinë e dialogut, flet korrespondenti për Ballkan nga ‘The Economist’, Tim Judah, në tri pyetje të bëra nga Institute Montaigne.

Serbia dhe Kosova do diskutojnë për marrëdhëniet e tyre në një samit virtual të lehtësuar nga Franca dhe Gjermania më 10 korrik, i cili do ndiqet më pas me një samit të BE-së në Bruksel më 12 korrik. Si do rrotullohen gjërat pas këtyre takimeve, dhe ku qëndrojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi për momentin?

Dialogu Kosovë-Serbi nga ngecur që nga viti 2018, por ajo që po ndodh tani është një përpjekje serioze për një fillim të shpejtë të procesit. Ironikisht, kjo erdhi falë Shtëpisë së Bardhë dhe dështimit spektakolar të samitit të saj të propozuar në Washington më 27 qershor që iniciativa për të zgjidhur çështjen e Kosovës është kthyer në agjendë.
Sqarim: Dialogu i lehtësuar nga BE bëri shumë, por shumë marrëveshje nuk janë implementnuar. Pastaj, në anën e Kosovës, një element i hidhur dhe cinik u zvarrit tek çështja e liberalizimit të vizave. Kjo bëri që liderët e saj të jenë më pak bashkëpunues me evropianët. Mes Portugalisë dhe Ukrainës, kosovarët janë të vetmit evropianë që nuk mund të udhëtojnë në zonën Shëngen pa një vizë që është vështirë për t’u marrë.

Kosovarët bënë gjithçka që u kërkua nga ta dhe më pas një grup prej 10 vendesh, të prirë nga Franca, refuzuan të nënshkruajnë lejimin e udhëtimit pa viza.

Kosova gjithashtu ka qenë politikisht jostabile deri vonë, por në prapavijë, gjërat ishin duke ndodhur. Mbi të gjitha, presidentët Aleksandear Vuçiq dhe Hashim Thaçi kanë qenë vazhdimisht duke folur për një marrëveshje të mundshme, një element që përfshinte shkëmbim territori: një pjesë e banuar me serbë në veri të Kosovës për një pjesë të banuar më shqiptarë në Luginën e Preshëves në Serbi. Kjo u kundërshtua në Berlin dhe shumë tjerë që patën frikë nga pasojat, kurse Thaçi gjithmonë e mohoi se diçka e tillë ka qenë në tavolinë.

Sidoqoftë në ditët e fundit, John Bolton, ish këshilltari për siguri kombëtare në SHBA e konfimoi këtë: “Një nga gjërat që ata po diskutonin ishte mundësia e shkëmbimit të territoreve. Në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani, në disa vende të Evropës Perëndimore ishte pritur me ankth sepse i frikësoheshin se një shkëmbim territorial mund të qoj në shkëmbime diku tjetër.”

Thaçi gjithashtu kishte dhomat speciale, gjykata speciale në Hagë për Kosovën që po i rrinte mbi kokë. Prapë, nuk ka arsye të dyshohet se të dy Thaçi dhe Vuçiq ishin mjaft të hapur në dëshirën e tyre për të zgjidhur çështjen. Në këtë pikë ndërhyri Shtëpia e Bardhë. Richard Grenell, ish ambasador në Gjermani, i cili më shumë prishi marrëdhëniet Gjermani-SHBA që shkruante editoriale lavdëruese për Vlad Plahotniuc, tani oligark i dëbuar moldavian dhe i cili sulmon gazetarët në Twitter, i ishte besuar kjo punë.

Është gjerësisht e supozuar se Grenell deshi të arrijë një sukses në politikën e jashtme për administratën e Trump në zgjedhjet e ardhshme- pasi nuk ka asnjë. Kjo i alarmoi evropianët, për të dalë më në temë, duket sikur e alarmoi më shumë prokurorin e dhomave speciale i cili mund të jetë frikësuar, se nëse do kishte ndonjë lloj marrëvshje në Washington, do të mund të përfshinte ndonjë mekanizëm për ta shfuqizuar gjykatën, ose disi t’i sigurojë imunitet Thaçit, kështu ai u godit i pari.

Më 24 qershor, ai shpalosi akuzat (që ende nuk janë konfirmuar), të cilat implikojnë Thaçin në vrasjen e 100 personave. Kjo i shkatërroi bisedimet në Washington dhe papritur i dha BE-së mundësinë të marrë prapë iniciativën. Në këtë mënyrë, Mirosllav Lajcak, ish ministri i jashtëm i Sllovakisë që ka eksperiencë të madhe në Ballkan, dhe që ishte caktuar të mbikqyrë dialogun në prill, krejt papritur pati mundësinë e tij. Tani gjërat po lëvizin shumë shpejt.

Mënyra se si qëndrojnë gjërat tani është se partia e Vuçiq më 20 qershor fitoi zgjedhjet me një sukses kumbues. Kjo do të thotë se ai është në një pozitë të fortë si kurrë më parë, edhe pse mbetet të shihet nëse demonstratat kundër tij në netët e 8-9 korrikut që u kthyen në të dhunshme, do të mund ta ndryshojnë këtë. Si kontrast, Thaçi është jashtë lojës, kurse Avdullah Hoti, Kryeministri i Kosovës është i dobët.

Legjitimiteti i tij është kontestuar në shumicë, pasi ai ishte instaluar pasi amerikanët e bënë të qartë se e donin Albin Kurtin, ish kryeministër, të larguar për shkak të refuzimit të tij për të bërë atë çfarë dëshironin amerikanët. Por, derisa Thaçi ishte i nevojshëm për ushtrimin e marrëdhënieve publike me Grenell-in, ai nuk është thelbësor për procesin e BE-së.

Kështu, Hoti takoi Presidentin Emmanuel Macron më 7 korrik, derisa Lajcak shkoi në Berlin. Më 9 korrik, Vuçiq gjithashtu ka caktuar takim me Macronin dhe më 10 korrik, Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do fillojnë procesin simbolikisht me një takim virtual. Pastaj, më 12 korrik procedura kalon në Bruksel për një takim kryesuar nga Joseph Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së. (Për momentin ne supozojme se Vuçiq do vazhdojë gjihtë këtë pas protestave në Beograd, që do e lënë të udhëtojë derisa kryeqyteti është në izolim prapë në fundjavë si shkak i rritjes së rasteve me coronavirus).

Pas gjithë kësaj, ne supozojmë se dy palët do ulen në një mori të hollësishme të bisedimeve të mbikqyrura nga Lajcak. Fakti që Merkel dhe Macron po i kushtojnë kaq shumë kohë kësaj çështje implikon, sipas Ivan Vejvoda, kryetar i programit për të ardhmen e Evropës në Institutin e Shkencave humane në Vjenë, se ajo çfarë po ndohë është shumë larg prej simbolikes. “Jam i sigurte se ata janë duke i mbledhur gjitha llojet e detajeve dhe duke i vënë së bashku në një pako.”

Shkëmbimi i territoreve është pothuajse jashtë agjendës për momentin, dhe qëllimi sipas të gjitha gjasave është të arrihet një marrëveshje që do implementojë një lloj autonomie për zonat serbe në Kosovë- kosovarët kanë shumë dyshime për këtë sepse ata nuk e duan “Asociacionin”, siç quhet, për të pasur pushtet të vërtetë si Republika Srpska në Bosnje- dhe si këmbim, Kosova dëshiron të jetë në gjendje të futet në Kombet e Bashkuara. Për këtë, Serbia do duhet t’i pyesë miqtë e saj, si Rusia dhe Kina, të mos votojnë. Nuk do ishte si njohje e Kosovës nga Serbia si shtet, por do u jepte kosovarëve diçka që ata duan dhe u nevojitet.

Vejvoda, që ishte këshilltar për politikë të jashtme i kryeministrit të vrarë Zoran Gjingjiq, pandeh se Rusia nuk do e kundërshtonte këtë. “Ata gjithmonë kanë thënë se nuk do jenë më serb sesa serbët,” dhe ai thotë se ata do gjejnë një rrugë për ta lidhur marrëveshjen në avantazh të tyrë për Krimenë.

Franca, Gjermania dhe Brukseli kanë marrë një rol aktive në këtë dialog, (derisa Washingtoni anuloi takimin me dy presidentët). Cilat janë prioritetet dhe motivet e BE-së në këtë situatë?

Franca dhe Gjermania duket sikur vërtetë duan ta fillojnë prapë procesin. Në planin afatgjatë, SHBA duhet të dorëzojë kosovarët, por duke pasur parasysh atë që shihet në Evropë si cinike ku amerikanët u përpoqën të kapin çështjen e Kosovës për nevojat zgjedhore të Trump, ata e kanë kuptuar se nuk mund ta neglizhojnë këtë pjesë të Evropës. Është thënë shumë se nëse BE nuk mund përfshihet në Ballkanin perëndimor, atëherë nuk mund ta bëjë askund. Së dyti, nëse BE është e pa zë, atëherë të tjerët, si Rusia, Kina, Turqia, arabët, do mbushin atë vakuum dhe manipulojnë gjërat në avantazhin e tyre. Ajo që nuk ishte parashikuar është se edhe amerikanët bënin gjëra në rajon që nuk ishin te mira për interesat e BE-së.

Kur Grenell u përfshi së pari ai pati pritje të mëdha në atë që do mund të bënte, po më pas, realiteti agoi, ai filloi t’i ulë ato, duke thënë se marrëveshja do koncentrohej në ekonomi. Kjo sigurisht ishte qesharake, pasi problemi nuk qëndron tek ekonomia. Është problem politik. është mjaft e mundur që Washingtoni te ketë planifikuar një panair ku do prononconte gjitha llojet e marrëveshjeve ekonomike, për të cilat BE-së do i kërkohej t’i implementonte dhe pagunate për to, të cilat gjithashtu do harroheshin shpejt.

Kjo vërtetë krijoi marrëdhënie të keqe me BE-në, pra rifillimi i dialogut shihet më shumë si të kthesh diçka që është çështje që i përket evropianëve, e që Grenell dëshironte ta kapte.

Fillimisht, kur Thaçi u hoq nga ekuacioni nga akuzat për krime lufte, unë mendova se mund të bëhej pak përparim pasi Vuçiq nuk do kishte dikë të barabartë për të biseduar. Tani, sidoqoftë duke pasur parasysh kohën dhe mundin që Merkel, Macron, dhe Borrell po e bëjnë, më duhet të them se ndihem pak optimist.

Meqë ra fjala, politika e Macron në liberalizimin e vizave për Kosovën është “po, por jo tani.” Nëse ai e ndryshon këtë në një “po” të thjeshtë, kjo do kontribonte shumë në krijimin e një atmosfere për një marrëveshje nga ana e Kosovës.

Çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor më gjerësisht, ndjekur nga Samiti i 2020-ës për Ballkanin Perëndimor dhe bisedimeve për zgjerim?

Tani vlen më shumë se çfarë do ndodhë në Kosovë. Duket sikur BE-së i është dhënë një mundësi e dytë. Por çështja e zgjerimit ka stagnuar me të madhe, dhe në vend të evropianizimit të Ballkanit, disa pjesë të BE-së janë duke marrë standarte ballkanike të lidershipit autoritar, media të kapura dhe ndërhyrja e politikës në drejtësi. (Hungaria dhe Polonia si më të shquara) Nëse BE disi do mund të ndihmojë në një marrëveshje, ky do ishte një hap i madh përpara, por mos të tregohemi të pakujdesshëm. Një hap i madh para është bërë edhe kur Maqedonia e Veriut dhe Greqia në vitin 2018 i dhanë fund ndasisë 27 vjeçare për emër, dhe kishte pasur shpresa se disi kjo arritje pozitive do ndikonte në pjesën tjetër të Ballkanit dhe do bënte ndryshim, por nuk ndodhi ashtu.

Prapë, progresi do ishte progres dhe duke marrë parasysh se Ballkani Perëndimor është rajon jostabil me një popullatë që po tkurret dhe plaket, çdo lajm i mirë është i mirëseardhur.

Përgatiti: Ardita Zeqiri