Tregu i Ri Duhet të Zhvendoset

Kjo vjen pasi në Kllokot ka mungesë të kërkesës, por kryesisht shkaku i problemeve që tregu ka tash me pronësinë me që ishte ndërtuar në një pronë e cila i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Kështu ndërtimi i tregut në komunën e re të Kllokotit duket se nuk ka qenë projekt i menduar mirë nga paria e kësaj komune.

Këtë e pranon edhe i pari i komunës Sasha Mirkoviq. “Ky projekt është realizuar pa u menduar mirë nga udhëheqësia ime në atë kohë pasi që nuk është përcaktuar mirë pronësia e tregut”, thotë Mirkoviq i cili tashmë ka filluar të mendoj se ku do ta rizhvendos tregun.

“Në periudhën në vijim duhet të mendojmë ku do ta zhvendoset tregu, sepse kjo tokë nuk është pronë komunale”, ka deklaruar kryetari.

Sipas tij, komunës i mbetet t’i zhvendosë tezgat e tregut në atë vend përderisa për dështimin e këtij projekti e ka fajësuar ish- nënkryetarin e komunës që nuk e ka njoftuar kryetarin për mundësinë e dështimit të këtij projekti, mirëpo ky i fundit i ka mohuar këto akuza duke thënë se për të gjitha kryetari e ka ditur.