Tre të Vdekur në Aksident te “Guri i Shpuem”

Të trija viktimat ndodheshin në një veturë udhëtarësh, e cila për shkaqe ende të panjohura është ndeshur me një kamionetë. Dy shoferët kanë marrë lëndime.
 
Policia e Kosovës konfirmoi se aksidenti i rëndë ka ndodhur, te vendi i quajtur “Guri i Shpuem”, në afërsi të Kaçanikut.

Në këtë  aksidenti  trafiku, për shkaqe tash për tash  të panjohura, janë përplasur një veturë udhëtarësh dhe një kamionetë, ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj.                                                                    
Shoferët e të dy automjeteve, E. I. (35 vjeç) dhe B. L. (24 vjeç) kanë marrë lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit të Qarkut, viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Aksidenteve të Trafikut.