Transakcionet e Ramadan Mujës me Tokë

Dhënia në shfrytëzim e tokave publike në Komunën e Prizrenit është bërë në kundërshtim me ligjin të paktën në tri raste. Në një rast, në mënyrë të paligjshme, Muja së bashku me drejtorët komunalë, brenda një dite, kanë marrë në posedim komunal tokën e administruar nga AKP-ja.