Thahen Palmat e Kaçanikut, Premtohen Lule si Zëvendësim (TV)

Shumica e 23 palmave të mbjella në Kaçanik në vitin 2011, në kohën kur komunën e drejtonte i ikuri nga drejtësia Xhabir Zharku, janë tharë, ndërsa kandidatët për kryetar të Kaçanikut, projektin e kanë vlerësuar të dështuar. Në debatin e Jetës në Komunë të shtunën, ka munguar kandidati për të dytën herë i AAK-së Tahir Çaka.