Thaçi: Parada e Fundit e FSK-së Me këtë Emër

Kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën e tij para trupave të FSK-së, të rreshtuar për parakalim të hënën, në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, paralajmëroi shndërrimin e kësaj organizate në Forca të Armatosura të Kosovës. Fjalë të mira për FSK-në tha edhe ambasadorja amerikane Jacobson. Qytetarët u gëzohen rezultateve të Forcës…, por janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik.