Thaçi Merr “Doctor Honoris Causa” në Seul

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Paqes të organizuar nga Federata e Përgjithshme e Paqes. Kryeministri Thaçi do të jetë një ndër folësit kryesor të këtij Samiti përkrah shumë liderëve botërorë, sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit.
 
“Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Thaçi do të takohet edhe me shumë zyrtarë të lartë të Republikës së Koresë, me investitorë potencial, si dhe me liderë tjerë botëror që marrin pjesë në këtë samit”.
 
Gjatë kësaj vizite, Hashim Thaçi do t’i ndahet edhe çmimi “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Sun Mun i Seulit.
 
Në përfundim të vizitës së tij, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Koresë., thuhet në njoftimin për shtyp.