Thaçi Dënon “Veprimin e Ultë” të Vetëvendosjes

Sipas një njoftimi të lëshuar pas takimit, kryeministri Thaçi dhe ndërmjetësi evropian, Cooper, kanë diskutuar për implementimin e marrëveshjeve të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë procesit të bisedimeve në Bruksel.
 
Kryeministri Thaçi theksoi se këto marrëveshje duhet të implementohen edhe nga ana e Serbisë, pasi ato janë në dobi të qytetarëve të të dy shteteve dhe në dobi të forcimit të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
 
Edhe ndërmjetësi i BE-së theksoi se marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duhet të implementohen sa më shpejt, në mënyrë që të ecet përpara në proces.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se pas takimit në Qeverinë e Kosovës, “persona të papërgjegjshëm” kanë hedhur domate në drejtim të Cooperit.

Aktivistët e VV-së gjuajnë me domate Cooperin

 
Kryeministri Thaçi e dënon “këtë veprim të ulët, që dëmton imazhin evropian të Republikës së Kosovës”.
 
“Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian”. Këto veprime, sipas tij, janë të papranueshme.