Tender Sekret për Babanë

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se Komuna e Mitrovicës lidhi kontratë publike me firmën që është në pronësi të babait dhe xhaxhallarëve të drejtorit të prokurimit, Besnik Beka. Përveç afërsisë familjare, komuna, bazuar në gjetjet e auditorëve, nuk dorëzoi njoftimin për dhënie të kontratës në KRPP. Po ashtu firma “Ariani” u pagua dyfish më shtrenjtë sesa një kompani tjetër që e bënë të njejtën punë. Kajtazi Peci, pronar i firmës konkurrente Unioni, lidhur me përfitimet e firmës Ariani nga komuna pati deklaruar se “kush o nër dardha han dardha”