Të Organizuar Hapur Kundër Shtetit

Republika e Kosovës konsiderohet si një ndër vendet më të varfra sa u përket rezervave ujore, krahasuar me vendet tjera në regjion. Mirëpo, përkundër kësaj, institucionet përgjegjëse për menaxhimin dhe ruajtjen e rezervave ujore nuk po arrijnë ta kryejnë punën e tyre sipas Ligjit për Ujëra të Republikës së Kosovës.