Ilustrim

Të flasësh me fëmijët për racën

 Gjatë fundjavës, protestat masive të shkaktuara nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, nga një oficer policie në Minneapolis u përhapën në të gjithë botën. Pavarësisht se sa duam t’i mbrojmë fëmijët nga këto imazhe shqetësuese, ata përsëri dëgjojnë bisedat rreth racës, dallimeve racore dhe racizmit dhe bëjnë pyetje në lidhje me këtë çështje. Sipas ekspertëve mënyra se si i përgjigjeni mund të formësojë ndjenjat e fëmijëve për të ardhmen, shkruan National Geographic.

“Ky moment iu jep njerëzve një mundësi”, thotë Candra Flanagan, drejtore e mësimdhënies në Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane (NAAMHC).

“Të rriturit mund të duan të fikin TV, ose të heshtin. Por fëmijët po marrin informacionin dhe kuptimin e tyre në mënyra tjera. Është shumë më e rëndësishme të zhvillohen këto biseda në mënyrë që ata të mos marrin mesazhe nga jashtë, ndryshe nga ato që dëshirojnë prindërit”.

Për disa prindër, protestat pas vdekjes së George Floyd, mund të ngrisin pyetje nga fëmijët për racën dhe racizmin. Këto biseda fillimisht mund të mos kenë interesim, por arsimtarët u bëjnë thirrje prindërve që të mos largohen prej tyre dhe ta praktikojnë edhe tek fëmijët e vegjël. Nënvlerësimi i aftësisë së tyre për të kuptuar çështjet rreth racës dhe padrejtësisë do të ishte një gabim, thotë Caryn Park, profesor në Universitetin Antioch në Seattle, hulumtimi i të cilit përqendrohet në kuptimin e racës dhe përkatësisë etnike nga fëmijët.

“Fëmijët e moshës tre vjeç janë të vetëdijshëm për racën dhe ngjyrën e lëkurës dhe nuk kanë frikë të bëjnë pyetje. Identiteti i tyre me të vërtetë ka rëndësi për ta, dhe identiteti racor është një pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre të përgjithshëm. Ata gjithashtu e kuptojnë fuqinë kur flasin për racën dhe racizmin, dhe se kur i rritin ato gjëra, ata mund të marrin vëmendjen e të rriturve dhe fëmijëve të tjerë”, thotë Park.

Raca është relativisht e thjeshtë për t’u adresuar kur një fëmijë vëren për herë të parë ngjyrën e lëkurës. Racizmi është kuptueshëm më i vështirë për t’u diskutuar. Pak prindër do ta konsideronin veten ose fëmijët e tyre racistë, me konceptet e sjelljes së qëllimshme, ose me sjelljet e tyre  kundër grupeve të ndryshme të njerëzve. Por sipas Ibram X. Kendi, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Kërkimit dhe Politikës Antiraciste në Universitetin Amerikan në Uashington, D.C., qëllimi nuk është gjithmonë pjesë e racizmit.

Sipas Kendit, megjithëse shumica e njerëzve edhe pse ndoshta në mendje nuk e kanë qëllimin të dëmtojnë, ata ende gjykojnë bazuar në racë. Ndërsa sipas Maggie Beneke, ndihmëse profesoreshë  e  arsimit në Universitetin e Uashingtonit, shpesh gjykimet vijnë nga paragjykimet e nënkuptuara si racore, diçka që mund ta integrojmë brenda ndërveprimeve të përditshme dhe mesazheve sociale, duke rezultuar në besime që ne as nuk mund ta kuptojmë pse i  kemi por mundemi akoma shkaktojnë sjellje raciste të paqëllimshme.

“Për shembull, pasi të shohin filma me princesha kryesisht me ngjyrë të lëkurës të  bardhë, një fëmijë mund të thotë  “Mua më pëlqejnë vetëm princeshat që duken si Elsa, dhe nuk më pëlqejnë flokët dhe lëkura kafe si Moanas”, thotë Beneke, e cila studion barazinë në arsim.

Sipas Kendit , autor i librit “Antiracist Baby” dhe bashkëautor me Jason Reynolds i librit për të rritur, “Stamped: Racism, Antiracism and You”, qëllimi është të rrisim fëmijët si antiracist.

“Ne duhet të rrisim fëmijët që mund të shprehin nocione mbi barazinë raciale, të cilët mund t’i shohin pabarazitë racore si problem, dhe të cilët mund të bëjnë pjesën e tyre të vogël për të sfiduar këtë problem të madh të racizmit. Kjo do të thotë t’i njohësh idetë raciste që fëmijët mund t’i kenë me ose pa dashje dhe t’i drejtosh ato drejt sjelljes antiraciste”, tha ai.

Zhvillimi i empatisë, dhembshurisë dhe ndjenjës së drejtësisë në moshë të re, ndihmon fëmijët që  të rriten duke dashur të ndihmojnë ta bëjnë botën një vend më të mirë.

“Pavarësisht se si fillon biseda, prindërit duhet të dërgojnë sinjalin se është mirë dhe e rëndësishme të flasim për racizmin”, thotë Beneke.

Të jenë të gatshëm të diskutojnë për racën dhe emocionet që sjell diskutimi

Nëse protestat aktuale i shtyjnë fëmijët të bëjnë pyetje në lidhje me racën dhe protestën, përdorni këtë moment si një pikënisje për një bisedë të zgjeruar thotë Flanagan. Një pjesë e këtyre bisedave do të kërkojë mendime të thella nga të rriturit.

“Nuk ka të bëjë vetëm me fëmijën, por me punën që i rrituri duhet të bëjë. Të kuptuarit e të kaluarës së marrëdhënieve racore në vendin ku jeton dhe larminë e mënyrave në të cilat mund të demonstrohet do ta bëjnë më të lehtë diskutimin e këtyre temave me fëmijët”, thotë Anna Hindley, drejtore e arsimit të hershëm në NAAMHC.

NAAMHC filloi kohët e fundit me programin “Talking About Race”, një portal në internet me burime për të ndihmuar prindërit dhe mësuesit që të diskutojnë rreth racës me informacione konkrete. Ai prezanton idenë e shtypjes si “një kombinim të paragjykimeve me fuqinë institucionale që krijojnë një sistem që diskriminon rregullisht dhe ashpër kundër disa grupeve, dhe përfiton nga grupet e tjera”. Është formë e mirë për të bërë që fëmijët të mendojnë për atë që mund të ketë çuar në protesta globale përtej dhe se këto protesta janë përtej vdekjes së një njeriu dhe se afrikano-amerikanët janë në mënyrë disproporcionale më të varfër se grupet e tjera të amerikanëve, se ky grup është prekur në mënyrë disproporcionale nga COVID-19 për shkak të qasjes së dobët në kujdesin shëndetësor dhe arsye të tjera, dhe se njerëzit me ngjyrë të zezë vriten nga oficerët e policisë në një shkallë shumë më të lartë se personat e bardhë.

Hindley dhe Beneke sygjerojnë se mungesa e informimit tek fëmijët mund të dëmtojë aftësinë e tyre për të përpunuar çështjet rreth racës dhe shtypjes.

“Ne e dimë që fëmijët janë të aftë, por ata mund të kenë nevojë për mbështetje duke pasur parasysh të gjitha mesazhet që ata marrin për veten dhe të tjerët”, thotë Beneke.

Sidoqoftë, Flanagan u kujton prindërve se fëmijët, ashtu si të rriturit po ndikohen emocionalisht nga ngjarjet si vdekja e George Floyd dhe protestat antiraciste. Bisedat me fëmijët duhet t’i përfshijnë ndjenjat që ka jap ky rast.

“Ne i përgjigjemi në mënyrë emocionale shumë prej padrejtësive që shohim në të gjithë botën. Jepuni hapësirë fëmijëve për udhëtime emocionale dhe përhapjen e tyre emocionale”, thotë ajo.

Hulumtoni deklarata që lidhin racën me gjykimet

Nëse fëmija juaj thotë: “Ajo zonjë ka ngjyrën e lëkures kafe!”, atëherë vetëm pajtohuni me të. “Nuk është raciste të vësh re ngjyrën e dikujt”, thotë Park.

“Përgjigjuni me pyetje të hapura dhe jo gjykuese për të kuptuar se pse fëmija juaj mund të supozojë në atë mënyrë. Pyetjet e thjeshta si “Pse mendon se? mund të ndihmojnë për fillimin e bisedës”, thotë Beneke.

Pastaj mund të shpjegoni cilat janë stereotipet dhe më pas të punoni me fëmijën tuaj për të menduar për shembuj që tregojnë se si këto stereotipe nuk janë vërtet të vërteta.

Ndihmoni fëmijët që të njoh dëmet që shkakton një ide raciste

Nëse fëmija juaj shprehë një ide për një grup njerëzish dhe nuk kuptojnë që është paragjykuese, përfshijini ata në një bisedë të përshtatshme. Për fëmijët e vegjël, ju mund ta përqendroni bisedën pse fjalët janë lënduese dhe se si mund ta bëjnë dikë të ndihet. Park inkurajon prindërit të ndihmojnë fëmijët të shqyrtojnë si qëllimin e deklaratës ashtu edhe ndikimin e tij të paqëllimshëm. Për shembull, nëse fëmija juaj thotë se “Njerëzit me ngjyrë gjithashtu mund të jenë racistë”, është një ftesë për një bisedë.

“Pyetni fëmijën nëse ka ndodhur diçka që t’i bëjë ata të ndjehen në atë mënyrë dhe të flasin për atë që ndjeheshin kur e bën atë koment. Kush përfiton dhe kush humbet nga një koment i tillë? Dëgjoni dhe mbështetni kur ndjehen të lënduar, të refuzuar ose të përjashtuar, dhe mendoni për një plan për të pajtuar ato ndjenja”, thotë Park.

Sa më në moshë të jetë fëmija, aq më e sofistikuar mund të jetë biseda. “Por ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga të treguarit e ideve raciste për fëmijët tanë. Dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga mbrojtja e fëmijëve tanë me ide antiraciste”, thotë Kendi.

Përditësoni bibliotekën tuaj në shtëpi

Vëzhgoni me kujdes librat, filmat dhe shfaqjet televizive që fëmija juaj po konsumon, dhe me siguri do të vini re një model se cilat grupe përfaqësojnë më shumë.

“Ne e dimë që shumica e librave me figura përqendrohen rreth karaktereve me ngjyrë të bardhë, dhe se personazhet me ngjyrë të  zezë dhe kafe janë më pak të përfaqësuara sesa kafshët dhe personazhet e tjerë vizatimorë”, thotë Beneke. Kërkoni libra që shfaqin karaktere me ngjyrë të zezë, kafe dhe indigjene në situata normale, jo vetëm ato që përqendrohen në skllavërimin ose padrejtësinë.

Kërkoni libra me ilustrime dhe histori që manifestojnë diversitetin dhe e ekspozojnë fëmijën tuaj në këndvështrime të ndryshme.

Prezantoni diversitetin nga aspektet e ndryshme të jetës tuaj

Në mënyrë që fëmijët të përqafojnë idealet antiraciste, ata duhet të ekspozohen ndaj njerëzve të ndryshëm. Nëse grupi i miqve të tyre është i njëjtë me ta, mund të jetë koha për të inkurajuar një larmi shoqërie.

Mund të jetë gjithashtu një mundësi për prindërit që të sjellin më shumë larmi edhe në jetën e tyre të përditshme. Manka Varghese,  profesoreshë në Universitetin e Uashingtonit e specializuar në arsimin shumëgjuhësh, sygjeron të zgjeroni rrjetin social duke përfshirë racën, gjininë, aftësinë dhe fenë. Kjo model sjellje antiraciste ndaj fëmijëve tuaj ofron një mundësi për të folur për vlerën që ka të jesh i ndryshëm.

“Ka një efekt të vogël për fëmijët sepse ju jeni duke sygjeruar se e ndryshmja është e mirë. Ai u jep fëmijëve qasje në një varg perspektivash, ushqimesh, tregimesh dhe këndvështrimesh”, thotë Park.

Sigurisht, qëllimi nuk është thjesht të mbarosh dhe të bësh një mik sepse personi i takon një race tjetër.

Provoni një aktivitet jashtëshkollor, një lagje të re për ju, ose të eksploroni përtej aktiviteteve tuaja normale të fundjavës për të lejuar që marrëdhëniet të zhvillohen natyrshëm.

 

Kërkoni aktivitete të tjera që do t’i ekspozojnë fëmijët tuaj në këndvështrime të ndryshme. Provoni të merrni pjesë në ngjarje në bibliotekën tuaj lokale, duke vizituar ekspozita muze. Ekspozimi mund të ndihmojë në zgjerimin e idesë së gjithëpërfshirjes.

Mos planifikoni të diskutoni për racizmin

Ju nuk duhet të planifikoni  kohën për të mbajtur një “fjalim racor”. Bisedat mund të ndodhin natyrshëm nëse i kushtoni vëmendje fjalëve të fëmijës tuaj.

Për shembull, nëse fëmija juaj vëren një reklamë që i mungon diversiteti kulturor, bisedoni me të se si reklama mund të jetë më gjithëpërfshirëse.

“Inkurajoni të menduarit kritik dhe inkuadroni biseda në lidhje me ato që vërejnë,” thotë Park. Biseda mund të çojë në një “auditim të diversitetit” të mediave që ju i konsumoni për të ndjekur njerëzit me ngjyrë në role udhëheqëse, mbështetëse, figura autoriteti, heronj. Bazuar në atë që ju  gjeni,  mund të dëshironi të bëni ndryshime në dietën tuaj mediatike.

Nëse fëmija juaj tregon se shumica e lojtarëve profesionistë të basketbollit janë afrikano-amerikanë, është mirë që gjithashtu të tregoni se shumica e pronarëve të ekipit janë me ngjyrë të bardhë, dhe ta pyesni se çfarë mendon fëmija juaj për këtë.

Varghese, sygjeron të angazhoni fëmijën tuaj me pyetje si: Pse mendon se ndodh kjo? Kush përfiton nga situata? Si  mund t’ia bëjmë në lidhje me të? ” Përgjigjet mund të çojnë në diskutime të frytshme rreth privilegjit, racës dhe pabarazisë  dhe të ndihmojnë fëmijën tuaj të zhvillojë idealet antiraciste.

 

Mos pretendoni të i dini të gjitha përgjigjjet

Mbi të gjitha, mos harroni se nuk ka asnjë mënyrë “të drejtë” për t’i bërë këto biseda. Ashtu si bisedat e tjera të rëndësishme dhe të pakëndshme, ju mund të gjeni veten duke dëshiruar që do t’i përgjigjeshit pyetjes në një tjetër retroperspektivë.

“Kjo funksionon. Tregojuni atyre se këto janë biseda të vështira për t’u pasur, por edhe shumë të rëndësishme, ” thotë Beneke.