Takimi i ‘Mistershëm’ i Zyrtarit Shtetëror me Biznesmenin

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se tenderi milionësh i Ministrisë së Infrastrukturës për mirëmbajtjen e autostradës është shoqëruar me prapaskena që bien ndesh me ligjin e prokurimit. Ministria angazhoi në cilësinë e anëtarit të komisionit vlerësues një zyrtar të cilit i është anuluar licenca e prokurimit. Po ashtu, zyrtari Bekim Gojani takoi Bekim Bytyçin e “Famic Co”, disa ditë para se kjo firmë të shpallej fituese nga ministria. Por tenderi u anulua nga Organi Shqyrtues i Prokurimit pasi që ai konkludoi se kjo firmë ishte e papërgjegjshme.