Sot Publikohet Raporti i Progresit

Komisioni Evropian pritet që sot të publikojë Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë anëtarësimin në bllokun evropian.

Pjesë të projekt-raportit që janë publikuar në media, flasin për tri shqetësime të BE-së për Kosovën, e ato janë krimi i organizuar, korrupsioni dhe liria e shprehjes.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse Kosova do të marrë dritën jeshile për fillimin e dialogut për vizat, ndërkohë, që duket se do të ketë sërish ngecje në lidhjen e raporteve kontraktuale si dhe proceset tjera integruese, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së.

Nga ana tjetër, Serbia është duke pritur që sot të marrë përgjigje në kërkesën e saj për statusin e kandidates për anëtarësim në BE.