Si ta Puthësh Shefin tuaj në Stilin Yanukovych

Një listë qëndron në një tavolinë të përdorur nga kujdestari në rezidencën luksoze të  Mezhyhiryas, pronë e  liderit të  arratisur  ukrainas, Viktor Janukovyçh 

Ajo është hartuar me kujdes dhe mjaft saktë, duke treguar jo vetëm emrat e deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisë të cilët kishin dhënë dhurata për ish-presidentin e arratisur, por edhe  çfarë dhuruan, për çfarë arsye dhe cili ishte vendi më i mirë për t’i ruajtur ato. 

Për ditëlindje dhe festat tjera. Dhjetëra stoli apo sende për t’u dukur, dhe dhjetëra  emra.

Në listë është edhe  kryetari i Komitetit të Rregullores së Parlamentit, Volodymyr Makeienko. Ai ka dhuruar  një pjatë argjendi kaviar. Por, kur gazetarët  e kontaktuan atë për të komentuar në lidhje me dhuratën, ai ua kthente  madje  nëse po pyesnin njeriun e duhur. 

“Ndoshta, ai ishte një  tjetër Makeienko?, tha ai . “A e dini se ka pasur  edhe dy Volodymyr Makeienko të  tjerë në mbledhje të tjera të Parlamentit ?! Sinqerisht, a e dini?”

Pastaj Makeienko ndryshoi kurs në mënyrë të menjëhershme dhe tha se pjata e kaviarit ishte një dhuratë e përbashkët: “Ne kemi një grup prej  afërsisht 200 njerëzve. Rreth 198. Pastaj grupi  u nda në grupe me nga 30 persona. Unë kam qenë një prej tyre. Dhurata janë bërë bashkërisht nga grupet”.

Vetë  pjata e argjendit (pa kavjar)  mund të gjendet me dhuratat të tjera nga lista në Muzeun Kombëtar të Artit në ekspozitën e   artefakteve  të  Mezhyhiryas. Afër saj qëndron karta  e biznesit të  Volodymyr Makeienko. 

Anna Herman, ish zëvendësshefe e  Administratës Presidenciale, ishte larguar nga shkëlqimi modern  në favor të antikitetit, duke u paraqitur  para Janukovych-it me një qyp  nga shekulli i dytë para Krishtit, sipas dosjeve të Mezhyhiryas.

Por Herman  nuk ishte në gjendje të kujtonte  shumë rreth artefaktit   të rrallë. 

“A ishte qyp  mbushur me monedha të arta?” Pyeti ajo me sarkazëm. “Çfarë do të thotë?” 

Serhiy Kunitsyn, përfaqësues  i ish-presidentit në Krime, tha se ai kurrë nuk i dha dhuratën që evidentohet t’ia ketë dhënë- një statujë të vogël të Shën Qirilit dhe Metodit, apo Kirilit dhe Mefodiy në ukrainisht që daton  nga viti 861: “Jo, unë nuk ia kam dhuruar atë. Cila është vlera e saj? Unë nuk e kam dhuruar  atë. Unë nuk jipja dhurata të tilla për Yanukovych-in. “

Ish-Ministri i Situatave Emergjente, Nestor Shufrych, ishte i habitur kur u pyet për dhuratat për  ish-presidentin: “Një tigër? Ju jeni gabim. Oh, ju doni të thoni  një skulpturë e një tigri!”

“Kjo dallon, Ju thatë një tigër. Unë imagjinova një tigër të gjallë”. “Po, ai pranoi. Kur presidenti kishte ditëlindjen e tij, grupi  jonë i  bëri disa dhurata “, shpjegoi Shufrych.

Zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Mbrojtjes Oleksandr Kuzmuk dhe shefi i Shërbimeve Kufitare    Mykola Litvin,  janë gjithashtu në listë. 

Përshtatshmërisht me natyren e tij ushtarake, Kuzmuk i dhuroi  Yanukovychit  një tank model. Më befasuese, ishte  dhurata  e Litvin-it,  një ikonë e shekullit të 19. Kur  OCCRP (Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit)e pyeten  Litvin-in çfarë vlere kishte ikona,  deputeti  u përgjigj: “Për mua, nuk ka çmim.”

Të dukshme për t’i parë të gjithë 

“Kodi i Mezhyhirya” është titulli i ekspozitës së dhuratave të Yanukovych-it në Muzeun Kombëtar të Artit. Edhe pse jo të gjitha dhuratat janë ne ekspozitë, ekspozita ende mbush tetë salla. Ndër thesaret më të çmuara ,  është një artefakt trypillyan, art i vizatimit nëpër enë, me një vjetërsi 5000 vjeçare nga historia e Ukrainës. Kjo ishte një dhuratë nga ish-presidenti Viktor Jushchenko.

Ish-anëtarët e opozitës,  që janë tani zyrtarë të  lartë qeveritarë të Ukrainës,  po ashtu u treguan bujarë. Arseniy Yatseniuk, Vitali Klychko dhe Petro Poroshenko të gjithë  i kishin dhuruar  dhurata Yanukovychit.

Njëjtë sikur të tjerët,   zemergjerë  u treguan edhe  prokurori i përgjithshëm, si dhe një numër i ministrave. Një nga dhuratat më intriguese është një kukull e madhe  gome me  me fytyrën e  Yanukovych-it, e cila u gjet në një kuti në rezidencnë. Kukulla ishte  e veshur me veshje të garuesve të veturave profesionale  dhe mbathur  kishte  atlete të lira. 

Dhuruesi- ish-ministri i Kulturës, Mykhailo Kulyniak.

Fondi Presidencial 

Presidentët në mbarë botën marrin  shumë dhurata. Në Ukrainë, dhuratat që  presidenti nuk i zgjedh  për t’i  mbajtur,  dërgohen në   Fondin e Dhuratave të  Presidentëve, të vendosura në Bibliotekën Vernadsky. Aty ndodhen  dhuratat që u janë  dhënë të gjithë kryetarëve gjatë viteve. Por ky vend  ka shumë më pak  dhoma se rezidenca e  Yanukovych-it. 

Gjërat e fundit që  administrata e Yanukovych-it ka dërguar në Fond,  ishin disa  foto-portrete të ish-presidentit.

Si mund presidentët të  zgjedhin se cilat dhurata mund t’i mbajnë  e cilat t’i dërgojnë në Fondin Presidencial të Dhuratave?   Sipas ligjeve të Ukrainës, presidenti duhet të heq dorë nga çdo dhuratë  që është me vlerë më shumë se 500 hryvnia (41dollarë).

Por Oleksandr Tsvetkov, profesor i Akademisë Diplomatike, thotë se ligjet nuk zbatohen.

 “Për fat të keq, edhe pse   ka rregulla të mira, në Ukrainë ato ose interpretohen keq  ose zbatimi i tyre nuk kontrollohet”, tha Tsvetkov.

Në ShBA dhe Britani të  Madhe, në  faqe të  internetit është e shfaqur  lista  e plotë e  dhuratave të pranuara nga zyrtarët e qeverisë. Për  shembull, në ShBA ju mund të gjeni se kush i ka dhënë një qyp  me vlerë deri në  1,000 dollarë  presidentit. 

Ukraina nuk ka faqe të tilla të internetit, deri  tani, qytetarët e saj nuk mund të gjejnë  se kush çfarë u jep presidentëve të saj.