Shpija e Vjetër Të Fton Të Hash E Të Çlodhesh

Kur shkon aty, nuk duhet të mos i provosh petullat fantastike tradicionale dhe llojet e shumta të specialiteteve nga mishi. Vegjetarianët kanë më pak zgjidhje, por edhe ata nuk dalin nga restoranti me barkun zbrazët. 

Me karriget e rehatshme të rregulluara përreth tavolinave të drunjta, Shpija e Vjetër –në pamje të parë duket si të gjitha baret dhe restorantet tjera në rrugën Qamil Hoxha. 

Por ajo që të befason është tarraca e rrethuar në pjesën e pasme të objektit të stilit osman, ku ndodhet restoranti. Kjo tarracë verës është e freskët, ndërsa dimrit e rehatshme. 

Brenda restorantit dominon tradicionalja, trarë të pjerrët nga druri, tavolina komode skajeve dhe harta të vjetra të Jugosllavisë të renditura në mure. 

Dekori i lezetshëm e bën Shpinë e Vjetër një vend të mirë për kafe të pasdites, ose birrë të mbrëmjes, ndërsa ushqimet si picat, pastat, sallatat, omëletat dhe sanduiçët, të gjitha të shijshme, nuk e përjashtojnë mundësinë që këtu të hahet një drekë e mirë, ose një mëngjes i vonë në fundjavën pa obligime. 

Sallata me pulë (3.5 euro), e kredhur në salcë shtëpie nga kremi e limoni, një porcion i shëndetshëm i ajvarit dhe sanduiçi vegjetarian, i mbushur me perime të pjekura (3.5 euro) janë ushqime që duhet shijuar këtu. 

Por ashtu si dekori i restorantit, edhe ushqimet tradicionale të tij, janë nga ato me të cilat Shpija e Vjetër shquhet, duke ua kaluar vendeve tjera që ofrojnë ushqim. Restoranti ka petulla tradicionale fantastike, që shërbehen ose me ajvar dhe salcë të butë, ose me mjaltë dhe reçel kumbulle, ndërsa kushtojnë 2 deri në 4 euro. 

Këto vijnë në kombinim me hapës të tjerë oreksi (aperitivë), por porcionet janë të mëdha dhe më së miri është të ndahen me ndonjë mik. Edhe pogaçja (3 euro) është e mrekullueshme, edhe pse e dendur, por e butë njëkohësisht. 

Tjetër gjë që e veçon Shpinë e Vjetër është edhe Sharrburgeri (3.80 euro), një hamburger i stilit tradicional me sasi të madhe djathi të shkrirë në mes. Kombinimi i mishit dhe djathit është mirë i përgatitur dhe shoqërohet me oriz dhe perime të skuqura anash, si të gjitha pjatat tjera kryesore.

Te Shpia e Vjetër ka një numër të madh specialitetesh nga mishi i lopës, viçit dhe pulës, ndërsa mund të ndihen jashtëzakonisht mirë, ata që adhurojnë këtë produkt. Pula është tepër e butë, dhe rrallëherë e thatë, gjersa bifteku nuk është tmerrësisht mbresëlënës dhe ndoshta nuk ia vlen të kushtojë nga 7 deri në 9 euro. 

Në këtë restorant, vegjetarianët kanë më pak mundësi ushqimi, por mund të zgjedhin prej pastave, picave dhe sallatave, ndërsa supat tepër të kripura duhet të shmangen, duke mos i porositur. 

Shpija e Vjetër ka një përzgjedhje të mirë të verërave dhe birrave, edhe pse më e preferuara është vera e shtëpisë, e cila ka shije mjaft të mirë dhe shkon me të gjitha ushqimet kryesore.

Dhe në fund, asnjë ushqim në Shpinë e Vjetër nuk kompletohet pa trileçen e ëmbël, por jo shumë të ëmbël, ndoshta më të mirën në qytet.