Shpërthim Afër Komunës në Gjakovë

Policia është informuar rreth orës 3 të mëngjesit se në rrugën “Nëna Terezë“ më Gjakovë, në afërsi të Kuvendit Komunal është hedhur një mjet shpërthyes.

Efektivët policorë kanë dalë në vendin e incidentit menjëherë. Njësitet përkatëse të hetimeve, njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese kanë mbledhur prova dhe dëshmi dhe dyshohet se mjeti eksplodues është i tipit F1.

Gjatë eksplodimit të këtij mjeti nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa në ndërtesën e Kuvendit Komunal janë dëmtuar disa xhama. Po ashtu dëme te vogla materiale janë shkaktuar edhe në objektin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Lidhur me rast kanë filluar hetimet nga njësiti përkatës i hetimeve rajonale, është njoftuar edhe Prokurori Publik i çështjes dhe rasti do te procedohet në Prokurorinë Publike të Qarkut, ka njoftuar Xhevat Ibra, zëdhënës për Informim Publik në Drejtorinë Rajonale Policore në Pejë.