Shkolla e Dështuar Elitare e Ministrit Buja

Gjimnazi Special i Matematikës ishte promovuar nga Ramë Buja, ministri në largim i Arsimit si shkollë elitare ku do të mësonin talentet e kësaj lënde. Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2 milionë euro për ndërtimin e objektit,pa u interesuar më për të pas përurimit. Gjimnazit i mungojnë mësimdhënësit dhe nxënësve nuk u është paguar ende banimi, transporti e shujta ditore ashtu siç ka premtuar Qeveria.