Sfidat e mësimit online në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri

Si do të mësonin fëmijët, kur ata ishin të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe nuk ishin afër shkollës?!. Këto ishin dilemat e shumë vendeve në botë me paraqitjen e coronavirusit që u shndërrua në pandemi.

COVID-19 bëri që edukimi i fëmijëve në shumë vende të botës duke përfshirë dhe vendet si Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë të ndryshojnë mënyrën e shkollimit.

Të katër vendet me paraqitjen e rasteve të para me virus mbyllën objektet shkollore për të vazhduar me mësimin online duke kaluar në procedura të njëjta për zhvillimin e mësimeve për ciklin e ulët në shkollat fillore. Së pari mësimet janë transmetuar në televizionet publike të secilit vend dhe pastaj mësueset së bashku me nxënësit përmes plaftormave si “Zoom”, “Google Meet”, “Viber”, “Whats App”, kanë vazhduar komunikimin për angzhim më të madh të fëmijëve.

Mësimi i ndërprerë në muajin mars rifilloi online po në këtë muaj. E para ishte Shqipëria e cili mbylli objektet shkollore më 9 mars dhe rifilloi mësimin online menjëherë përmes disa prej  mësimeve të krijuara më parë, ndërsa pas saj Maqedonia e Veriut më 10 mars dhe Kosova më 12 mars për të rifilluar me mësimin online pasë dy javëve, më 23 mars. Ndërsa Serbisë i’u desh vetëm një ditë për të filluar mësimin e ndërprerë më 16 mars.

Mësimi nga distanca ka qenë sfidë edhe për vetë mësimdhënëset të cilët thuajse 24 orë kanë qenë të angazhuar në këtë periudhë.

Përderisa përshkruajnë punën e palodhshme më nxënësit e tyre, mësueset thonë se rezultatit i tërë kësaj pune pritet të shihet nëse përsëri kthehen në bankat shkolllore.

Teuta Zilbeari, mësuese e klasës së katërt në shkollën “Liri” në Shkup, tregon se kjo ishte hera e parë që zhvillonte mësimin përmes internetit edhe pse kishte përvojë të gjatë në arsim.

“Figura e mësimdhënësit dhe fjala e gjallë janë diçka tjetër në ambientin e shkollës, ndërsa spjegimi, sqarimi është krejt diçka tjetër nëpërmjet mësimit online, sepse duheshin materiale shumë më të hollësishme dhe më konkrete që nxënësit të mund të kuptojn esencën e njësisë mësimore për atë ditë”, thotë Zilbeari.

Ndërsa Rudina Abazi nga Tirana, e cila është mësuese e kasës së tretë në shkollën “Fan S. Noli” dhe Xhevahire Haxhimusa nga Ferizaj, mësuese e klasës së dytë në shkollën “Jeta e Re”, përderisa rrëfejnë përvojën e tyre të parë me mësimin në distancë, në kushte shtëpie kanë përdorur mjete të ndryshme për të mësuar nxënësit e tyre.

“Unë kam përdorë një tabelë të bardhë e cila nuk ka qenë e ngjashme me ato në shkollës, por për nxënësit ka qenë me e lehtë me e marr mësimin në atë mënyrë”, ka thënë Haxhimusa mësuese nga Kosova.

Foto: Xhevahire Haxhimusa

“Me një fletë A4 me shkronja kapitale të shkruajmë me dorë, temën e mësimit, objektivin, gjërat krysore ku do të mbështetej fëmija për çdo orë mësimi”, ka shtuar Abazi nga Shqipëria.

Gjithashtu edhe për Dragana Gajić, mësuese e klasës së katërt në shkollën  “Goran Ostojić” në Jagodina kjo ishte hera e parë që zhvillonte mësimin në distancë, por ajo tregon se më parë disa mësues të tjerë ishin përgatitur për platfomat online dhe sipas saj, kjo është arsyeja pse në Serbi mësimi online është zhvilluar menjëherë.

“Në fillim ishte e vështirë dhe e çuditshme të mësoheshim me platformat në internet, por tani jemi mësuar me të. Është vërtet  ndryshe të zhvillosh mësimin dhe fëmijët të mësojnë edhe kur nuk të shohin, dhe vazhdimisht të bëjnë pyetje.”, shprehet Gajić.

Fotot: Dragana Gajić

 

Mungesa e teknologjisë, pengesë për zhvillimin e mësimit

Mësueset tregojnë se njëri ndër problemet krysore ishte përshtatja me teknologjitë e nevojshme për të zhvilluar takimet me nxënësit, përveç mësimeve të cilat kanë ndjekur përmes televizonit.

Nëse brenda një shtëpie ka ekzistuar vetëm një pajisje tekonogjike, atëher mësueset janë munduar që të përshtatin orarin e fëmijëve dhe të zhvillojnë mësimin në kohën e përshtatshme dhe të jenë aktive për më shumë se 8 orë brenda ditës.

“Kemi pas vështërsi, por jo të lehta, nuk e kanë pasë viberin shumica, por me kalimin e kohës kanë arrit me punu, por vetëm me ”viber”, jo edhe me “Zoom”, sepse nuk e kanë pasë “Zoom-in” të gjithë”, tregon mësuesja Haxhimusa nga Kosova.

Edhe për mësuesen nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia mungesa e nxënësve brenda klasëve kishte të bënte me mungesën e teknologjisë.

“Për mua problemi më i madh, pasi ne u detyruam të përdorim teknologjinë, ishte mungesa e nxënësve brenda klasës.”, thotë Gajić nga Serbia.

“Probleme ka pasë tek mjetet teknike, sepse jo të gjitha familjet i kanë të gjitha mjetet teknike”, tregon Zilbeari nga Maqedonia e Veriut.

Ndërsa për mësuesen Abazi nga Shqipëria, në fillim nuk ka pasur probleme me teknologjitë, por ato kanë filluar të shfaqën pasi janë liruar masat e lëvizjes dhe prindërit kanë nisur të ktheheshin në vendet e tyre të punës.

“Periudhën një mujore prindërit ishin të izoluar në shpi dhe i kishin telefonat e prindërve në dispozicion, kur filloi të hapej pak ata filluan të shkonin nëpër punëra dhe jo të gjithë ishin të gatshëm t’ua vinin të telefonat në dispozicon fëmijëvë “, tregon ajo.

Foto: Rudina Abazi

Dilemat e vlerësimit online

Pasi edhe për vetë mësueset ishte hera e parë që mësimdhënia zhvillohej në këtë mënyrë ekzitonin dilema për vlerësimin e nxënësve.

Me anë të mësimit në distancë fëmijët kanë pasur mundësin që detyrat e tyre t’i dergojnë tek mësuesit në forma të ndryshme si përmes fotov, shkrimeve, videove apo punimeve përmes programeve të ndryshme.

Teuta Zilbeari nga Shkupi dhe Dragana Gajić nga Jagodina, tregojnë se do të marrin për bazë notat e semestrit të kaluar dhe të vlerësojnë aktivitetin gjatë mësimit online.

“Ministri e Arsimit ka dhënë udhëzime të sakta si të vlerësohen nxënësit gjatë kësaj periudhe, vlen nota e cila ka qenë për gjysëm vjetor, vlen nota e tre mujorut të dytë me atë që një notë mund të rritet ose të zvogëlohet, varësisht nga aktiviteti i treguar gjatë kësaj periudhe”, tregon Zilbeari.

“Sa i përket notimit, do të shikoj se kush i dërgoi detyrat rregullisht dhe kush bëri pyetje shtesë. Unë me të vërtetë mendoj se vlerësimet nuk do të jenë reale, por do t’i krahasoj me semestrin e kaluar.”, thotë Gajić.

Ndërsa mësuesja Rudina Abazi nga Tirana, nxënësit e saj do t’i vlerësoj vetëm me notat e semestrit të parë dhe të dytë.

“Notat pufundimtare të cilat do t’i vendosim në dëftesë e nxënësve në këtë vit shkollorë do janë vlersuar me semestrin e parë dhe semestrin e dytë, semestri i tret nuk u krye.”, thotë ajo.

Kurse mësuesja Xhevahire Haxhimusa ka vendosur që fëmijët t’i vlerësojë me notë më të lartë.

“Sipas mendimit tim kam me i vlerësu me notë më të lart, sepse detyrat kanë qenë të përpikta”, shprehet ajo.

Momentalisht në asnjë prej vendeve nuk ka vendim për hapjen tërësishme të shkollave, ndërsa Kosova ka planifikuar skenarin për rikthimin e nxënësve të klasave të para dhe të dyta në bankat shkollore në shtator.