Sfidat e familjeve të rikthyera nga Siria

Mbi 400 kosovarë viteve të fundit i janë bashkangjitur luftrave të huaja me qëllimin se janë duke luftuar për islam, e shumë prej tyre janë peng i propagandës së ushtruar nga grupet terroriste të ISIS-it, organizatë kjo e cila kishte shtrirjen më të madhe në Siri e Irak.

Në shumë emisone të “Drejtësia në Kosovë” janë publikuar problemet, e parregullësitë që hasin familjarët e të shkuarve në Siri e Irak, por edhe mungesën që kanë institucionet relevante për të trajtuar këto raste.

Duke filluar nga mungesa e stafeve të cilat do të duhej të merreshin me rastet e të rikthyerve e deri te problemi i përmbushjes së dokumnetacioneve për të marrë ndihmë sociale nga shteti, ishin disa nga problemet e trajtuar në më shumë se shtatë emisione të “Drejtësia në Kosovë”.

Në fund të vitit të kaluar, një familje kishte hasur në vesh të shurdhër kur kishte kërkuar ndihmë sociale nga komuna.

Kjo për shkak se në dokumentacionin e kërkuar për të marrë ndihmë sociale duhej të ishte edhe çertifikata e vdekjes së bashkëshortit.

Një grua nga Kaçaniku, kishte kërkuar që të ndihmohej nga shteti për shkak se burri i saj ishte vrarë në Siri deri sa po luftonte përkrah organizatave terroriste e komuna dështoi të i ndihmoj.

Kjo pasi që gruaja e kishte të vështirë që të siguronte çertifikatën e vdekjes së bashkëshortit. Për këtë problem atë kohë kishte treguar edhe vetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale në Komunën e Kaçanikut, Diana Bajrami- Reka.

“Po e gëzojnë, nëse i plotësojnë kushtet me dokumenete. Kemi pasur një rast ku njëra nga bashkëshortët thuhet se ka vdekur në Siri gjatë luftës në Siri por, përshkak të dokumneteve që nuk ka arritur të i siguroj bashkëshortja nuk kemi mundur të ja japim ndihmën sociale. Asaj i mungonte çertifikata e vdekjes së bashkëshortit”, pati thënë për Drejtësia në Kosovë, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale në Lacanik, Diana Bajrami Reka.

Por si rrjedh procedura për të shpallur një person të vdekur. Në fakt nga personat të cilët vetëm është thënë se kanë vdekur në zonat e luftës, nuk ka pasur ndonjë komunikim zyrtar për ta.

Informatat për vdekjet e tyre, ishin dhënë nga kanalet e informimit nga zonat e luftës por jo edhe nga institucionet kyçe kosovare.  Dyshimet për vdekjen e bashkëshortëve të grave të cilat kishin mbetur në Kosovë, i kishin ngritur edhe këto të fundit disa herë pasi që kishin vite të tëra që nuk ishin dëgjuar përmes anjë kanali nga bashkëshortët e tyre.

Një njoftim zyrtar ishte për kosovarin nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxherin.

Ligji për Procedurën Jokontestimore paraqet në mënyrë të qartë se si një person shpallet i vdekur dhe pastaj familjarët mund të pajisen me të njëjtën çertifikatë.

Neni 59 i po të njëjtit ligj thotë se,  një person mund të shpallet i vdekur me vendim gjyqësor.

“Personi që është shpallur i zhdukur me vendim gjyqësor, me kërkesën e çdo personi të interesuar mund të shpallet i vdekur me vendim të gjykatës, kur kanë kaluar pa pasur informata tri vjet nga dita që është shpallur i zhdukur”, thuhet në Nenin 59 të Ligjit për Procedurën Jokontestimore.

Një grua në Gjilan, i kishte rrëfyer “Drejtësia në Kosovë” se me bashkësortin e tij nuk ishte dëgjuar me vite.

Gjithashtu sipas Ligjit thuhet edhe se një person mund të shpallet i vdekur nëse  ka humbur gjatë luftës lidhur me veprimet luftarake dhe kjo vërtetohet nga organet kompetente ushtarake, për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë informatash për një vit nga dita që ka hyrë në fuqi marrëveshja e paqes, ose dy vjet nga mbarimi i veprimeve luftarake.

Gazeta ‘Jeta në Kosovë’ ka kërkuar të dijë nga ana e Prokurorisë Themelore të Prishtinës nëse kanë ndonjë vendim për të shpallur persona të vdekur në luftërat e huaja.

Ani pse kanë kaluar më shumë se një javë që nga kur kemi kërkuar përgjigje, Gazeta JNK nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Drejtori i Divizionit për Ri-integrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mensur Hoti, në një intervistë kishte treguar se pas rikthimit të 110 kosovarëve në prill të këtij viti, punëtorët social e kanë pasur për detyrë që nga gratë të kërkojnë edhe dokumentacione të ndryshme por që në rast  se nuk kanë qenë të arritshme, kanë bërë përjashtime.

“Fillimisht jemi në kpontakt të vazhueshëm me QPS dhe minsitrinë kompetente në këtë aspekt, ata po bëjnë krejt cka është e mundur dhe po bjënë cmos për këtë process. Rolin kryesor të trajtimit të fëmijëvë e kanë pasur punëtorët social sepse është përgjegjësi e tyre ligjore. Këto që po përmendni ju nuk janë probleme por janë procese ligjore me të cilat ballafoqohet cdo institucion brenda përgjegjësisë që punës që e kryen.  Është krejt normale që punëtori social që merret me një rast të kërkoj të gjitha llojet e certifikataveve, Ne e dimë që nuk gjinden dhe kemi bërë një përjashtim”, ka thënë Hoti për Gazetën Jeta në Kosovë.

Për mungesën e çertifikatave të vdekjeve dhe ndihmat sociale të cilat varen edhe nga ky dokument për Gazetën JNK foli edhe Hulumtuesi i Qendrës për Studimet e Sigurisë, Skender Pertreshi.

Pertreshi i cili ka shkuar edhe një raport në lidhje me terrorizmin dhe shkuarjet e kosovarëve në zonat e luftës tregon se është vështirë që të dëshmohet vdekja e një personi që ka vdekur në Siri.

“është shumë problem me dëshmu vdekjen e një qytetari që është vra në Siri apo Irak, janë mbi 90 të raportuar si të vdekur janë të raportuar qoftë nga kanalet e informimit të ISIS-it qoftë nëpërmejt shokëve të tyre që kanë luftuar në Siri apo Irak që i kanë njoftu familjarët e tyre direkt, qoftë edhe përmes mediave, mirëpo nuk ka ndonjë fakt apo ende nuk është mbrri ndonjë provë ose ndonjë dokument zyrtar qoftë nga autoritetet zyrtare atje apo në Kosovë, që tregon apo shpall zyrtarisht një qytetar të Kosovës të vdekur edhe në mungesë të të dhënave për me shpall një qytetar të vdekur që është vra në Siri e Irak atëherë e bën edhe më të vështirë procesin me dokumentacion”, thotë Pertreshi.

Kosova në prill të këtij viti, riatdhesoi 110 kosovarë nga ta, katër bura, 32 gra dhe 74 fëmijë, nëntë nga fëmijët janë rikthyer pa asnjërin prind.

Fëmijët jetimë janë dërguar tek familjarët e tyre për mbikëqyrje ndërsa institucionet shtetërore kishin filluar edhe procedurat ku fëmijët të ndiqnin mësimet gjë që tani edhe po vazhdon.

Ekipi i Gazetës JNK në vazhdimisht kishte takuar gratë e rikthyera dhe fëmijët gjithashtu.

Problemet e para të gravë të rikthyera ishin edhe masat e sigurisë së vendosura ndaj dyte pas rikthimir. Arresti shtëpiak ua pamundësonte që gratë të dilnin nga shtëpitë e tyre dhe të siguronin dokumnetacionet të cilat nevojiteshin për të fituar ndihmë sociale pasi që bashkëshorët u ishin vrarë në zonat e konfliktit.

Muajtë e fundit, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur një numër të madh të aktakuzave për gratë e rikthyera. Aktakuzat janë ngritur nën dyshimet se të njëjtat kanë qenë pjesëmarrëse në luftërat e huaja.

Jeta e grave nga kampet e ISIS në burgun shtëpiak të Kosovës

Veprimi i paprecedent i kosovarit si ish-pjesëtar i ISIS-it, e veshi djalin 3 vjeçar me eksploziv

Ngriten tri aktakuza për tri gra të rikthyera nga Siria

VIDEO – Si është gjendja e fëmijëve të rikthyer nga Siria?