Rusia e ka kultivuar Donald Trumpin si një aset të sajin për 40 vjet

KGB-ja e ka kultivuar ish presidentin amerikan, Donald Trump, si një aset për 40 vjet dhe ai doli të jetë një aset shumë i vlefshëm në përsëritjen e propagandës anti-perëndimore ruse në Shtetet e Bashkuara, deklaroi një ish-operativ i KGB për The Guardian, transmeton Bussines Insider.

Yuri Shvets është një burim kryesor në “American Kompromat”, një libër i ri që detajon marrëdhëniet disadekadëshe ndërmjet Donald Trump dhe Rusisë nga gazetari Craig Unger.

Libri, i cili bazohet në intervista me ish-operativë rusë dhe amerikanë, përshkruan në detaje përpjekjet e KGB në vitet 1980 për të kultivuar dhjetëra biznesmenë aksidentalë në Shtetet e Bashkuara si pasuri të e vlefshme ruse.

Shvets i tha The Guardian se KGB e kishte identifikuar Trumpin, atëherë një zhvillues shumë premtues i pasurisë së patundshme, si një pasuri e mundshme në vitet 1980.

“Ky është një shembull ku njerëzit rekrutohen atëherë kur ishin thjesht studentë dhe më pas ata u ngritën në pozicione të rëndësishme; diçka e tillë po ndodhte me Trump”, i tha Shvets gazetës në fjalë.

Autori i librit tha se Trump u bë një shënjestër e rusëve në vitin 1977 kur u martua me gruan e tij të parë, modelen çeke Ivana Zelnickova.

“Trump ishte një aset për ne. Nuk ishte ky një plan yni i madh, i zgjuar përmes të cilit ne do ta zhvillonim këtë djalë dhe 40 vjet më vonë ai do të bëhej president”, i tha Unger The Guardian.

Tutje, Unger shton se “Trump ishte shënjestra e përsosur në shumë mënyra: mendjemadhësia e tij, narcizmi e bëri atë një objektiv natyror për ta rekrutuar. Ai u kultivua për një periudhë 40-vjeçare, deri në zgjedhjen e tij si president i ShBA-së”.

Libri i Donald Trump i vitit 1987, “Arti i Marrëveshjes” (The Art of the Deal) e përshkruan një vizitë në Moskë për të diskutuar ndërtimin” e një hoteli të madh luksoz përtej rrugës që shpie në Kremlin në partneritet me qeverinë Sovjetike.

Në fakt, sipas Shvets, operativët rusë e përdorën udhëtimin për t’i bërë lajka Trumpit dhe i thanë se ai duhej të hynte në politikë. Shvets i tha The Guardian se operativët e KGB-së ishin shokuar kur zbuluan se Trump ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, iu fut garës së kandidimit dhe nxori një reklamë me faqe të plota në disa gazeta përmes të cilave bëhej jehonë bisedimeve lidhur me çështjet anti-perëndimore të Rusisë.

Reklama, e cila u shfaq në The Washington Post, The New York Times dhe The Boston Globe, përmes të cilës i bëhej thirrje ShBA-së që t`i ndalojë pagesat për mrojtjen e vendeve tjera të pasuara, duke aluduar në Japoninë dhe në disa shtete tjera – argumente këto të cilat do të bëhen bazamenti i politikës së tij të jashtme kur ai u zgjidhet president dekada më vonë.

Shvets deklaroi se kjo reklamë u konsiderua si një sukses “i pashembullt” në përpjekjet e Rusisë për të promovuar pozicione anti-perëndimore të bisedimeve në mediat amerikane.

Prej shumë kohësh Trump ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje financiare me Rusinë.

“Rusia nuk është përpjekur kurrë të përdorë ndikimin e saj mbi mua”, shkroi Trump në llogarinë e tij Twitter në vitin 2017. “Unë nuk kam të bëjë asgjë për të me Rusinë – asnjë marrëveshje, asnjë kredi, asgjë!”.

Hetimet e bëra nga këshilltari special, Robert Mueller, për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA të vitit 2016 përfundimisht zbuloi se fushata elektorale e Donald Trump nuk ishte në koordinim me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet në ShBA.

Disa anëtarë të lartë të fushatës së Trump, duke përfshirë këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Michael Flynn dhe këshilltari i fushatës së tij elektorale, George Papadopulos, u deklaruan fajtorë për gënjeshtra ndaj prokurorëve lidhur me kontaktet e tyre me njerëzit e lidhur me qeverinë ruse.

Michael Cohen, avokati personal i Trump, gjithashtu u deklarua fajtor në vitin 2018 për shkak se kishte gënjyer komitetin e Senatit në lidhje me planet për të ndërtuar një Kullë Trump Trump Tower) në kryeqytetin rus, Moskë.