Rrëfimet Që Çuan në Kapjen e Ivanoviqit

Dëshmitarët e mbetur gjallë nga masakra e 14 prillit të vitit 1999 dhe vrasjet e 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës janë të bindur se ato janë organizuar nga Olliver Ivanoviq, i arrestuar nga EULEX-i nën dyshimet për krime lufte dhe nxitje të përçarjes etnike. Ndaj Ivanoviqit ishin nisur hetime edhe para 15 vjetësh, por nuk ishin përfunduar. Mahmut Halimi, gjykatësi hetues i masakrës së 14 prillit thotë se nuk kishin fuqi të merreshin me politikanin serb dhe se me atë ishin marrë ndërkombëtarët. Zëdhënësi i UNMIK-ut deklaroi se misioni nuk posedon të dhëna rreth ngjarjeve të atëhershme.