Rishkruarja e politikës së jashtme të Kosovës

Debakli diplomatik me Xhamajkën dhe ngjarjet në Forumin e Sigurisë së Mynihut kanë shpërfaqur gjendjen e turpshme të përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe kanë vënë theksin tek nevoja për një strategji të re, gjithëpërfshirëse për Politikën e Jashtme.

 

Që kur Kosova shpalli pavarësinë, arritja e njohjes diplomatike nga vendet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara ka qenë objektivi kryesor i saj i politikës së jashtme. Duke vepruar me supozimin se rritja në njohje do të shërbente si një mjet për të forcuar statusin e saj ndërkombëtar, qasja e Kosovës ka qenë përqendrimi i saj në arritjen e njohjes zyrtare nga sa më shumë shtete të jetë e mundur.

Në pesë vitet e para të pas pavarësisë, kjo përpjekje ishte relativisht e suksesshme, me më shumë se 100 shtete teksa raportonin se kishin njohur Kosovën deri në fund të vitit 2013. Sidoqoftë, ky momentum është zvogëluar dukshëm që atëherë dhe Kosova nuk ka marrë ndonjë njohje nga një shtet i ri, përjashtuar njohjen nga Barbados në shkurtin e vitit 2018.

Eventualisht, fokusi i madh në njohje e ka bërë Kosovën më të cenueshme, ndërkohë që e  ka kufizuar edhe angazhimin e saj në çështje dhe nisma të tjera ndërkombëtare, të cilat mund të kishin forcuar pretendimet e saja për t’u njohur si shtet duke demonstruar aftësinë e saj për t’u sjellë si një shtet.

Fokusi i saj në rritjen e numrit të njohjeve në thelb i ka bërë më konfuze objektivat tjerë kryesorë të politikës së jashtme dhe si rezultat, Kosovës i mungon një qasje proaktive, shumë-dimensionale ndaj politikës së jashtme.

Më e rëndësishmja, fokusimi në njohje ka shkuar në favor, në fund të fundit, tek serbët në Serbi, të cilët janë të angazhuar për anulimin e pavarësisë së Kosovës. Njohja është një përpjekje e njohur politike, dhe gatishmëria e shteteve të vendosura për të pranuar një anëtar të ri në klub është një funksion i fuqisë, interesave dhe favoreve.

Gjatë viteve të fundit shpërndarja e fuqisë globale është zhvendosur në mënyrë të qëndrueshme nga aleatët e Kosovës drejt Perëndimit. Si rezultat, Serbia ka gjetur shumë shtete të cilat tani janë të gatshme që të vazhdojnë me kundërshtimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës, apo në fakt, edhe duke e tërhequr njohjen e tyre; pesëmbëdhjetë vende dhe ky numër vazhdon tutje, dyshohet se kanë pezulluar njohjen e tyre ndaj Kosovës.

Rreziqet e vendosjes së një theksi ka të madh në arritjen e njohjeve ndërkombëtare janë demonstruar me një aksident diplomatik të kohëve të fundit midis Kosovës dhe Xhamajkës, pas pretendimit të Presidentit Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter se shteti i Karaibeve e kishte njohur Kosovën. Deklarata e tij mori një përgjigje të shpejtë nga Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Hon. Kamina J Smith, e cila hodhi poshtë pretendimin e Thaçit në një fjali të vetme.

Deri më tani, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur“.

Ky pranim i parakohshëm i Thaçit për njohjen nga Xhamajka mund t’i ketë kushtuar Kosovës një aleat të ri të mundshëm dhe del kundër vendosmërisë së tij për të marrë meritat për këtë “sukses të fundit”. Qeveria e re në Kosovë gjithashtu u bë pjesë e këtij fiksimi me njohje, me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Jashtëm Glauk Konjufcën pasi që të dy përshëndetën publikisht këtë lajm përmes mediave sociale.

Akuzat dhe kundërakuzat pasuan kur Xhamajka mohoi pretendimet se ka njohur Kosovën, duke i drejtuar gishtin tek figurat politike të qeverisë, zyrës së presidentit dhe ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Kjo pasojë e shëmtuar e shoqëruar me mohimin e hapur dhe publik nga autoritetet xhamajkane janë një lloj kombinimi për ta vendosur Kosovën përballë një reputacioni të keq.

Incidenti reflekton një problem afatgjatë në Kosovë, gjegjësisht mënyrën në të cilën rivalitetet politike kanë penguar koordinimin dhe kohezionin institucional. Dëshira e Thaçit për të qenë lajmëtari i parë i njohjes nga Xhamajka me shumë gjasë ishte nxitur nga nevoja e tij për të qenë në gjendje që të bëjë të ditura rezultate në skenën ndërkombëtare, me një kryeministër që po kërkon ta lë atë anash në dialog me Serbinë.

Rivaliteti politik midis Thaçit dhe Kurtit u manifestua gjithashtu në Forumin e Sigurisë në Mynih, gjatë të cilit mungesa e koordinimit në nivelet më të larta bëri që Kosova të përfaqësohej nga dy qëndrime diametralisht të kundërta drejt dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.

Forumi u hap me dy letra interesi që kishte të bënte me lidhjet e transportit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara nën vështrimin symprehtë të presidentëve Thaçi dhe Vuçiq. Duke iu përgjigjur lajmeve, Kurti menjëherë u përpoq të distanconte qeverinë e tij të re nga këto marrëveshje, duke deklaruar se zyrtarët e pranishëm aty nuk kishin autorizim, dhe se marrëveshjet nuk ishin bërë publike.

Para kësaj ngjarjeje, Kurti kishte dërguar një ftesë drejt Thaçit për të koordinuar pozicionin e tyre, por, me një veprim që mund të jetë vetëm degradues ndaj pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, presidenti e refuzoi  këtë ftesë.

Një alternativë e re për diplomacinë e Kosovës?

Të dyja, edhe fiaskoja me Xhamajkën por edhe dhe ngjarjet në Forumin e Sigurisë së Mynihut duhet të shërbejnë si një alarm për qeverinë e re në Kosovë. Krahas përqendrimit të saj në çështjet e brendshme dhe rikthimin e procesit të kapjes së shtetit, presioni i çështjeve të politikës së jashtme gjithashtu duhet të adresohet në mënyrë efektive.

Marrë parasysh faktin që Vetëvendosje po udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme ata kanë përgjegjësinë më të madhe për hartimin e një strategjie të re të politikës së jashtme, e cila duhet të vendoset dhe zbatohet shpejt.

Në seancën e Kuvendit kur po formohej qeveria, planet e prezantuara për politikën e jashtme ishin mjaft të ngushta dhe ishin përqendruar kryesisht në integritetin territorial të vendit, me një kritikë të qartë për planin famëkeq të korrigjimit të kufijve të Thaçit me Serbinë.

Natyra e rolit të presidentit në punët e jashtme gjithashtu duhet të sqarohet, në mënyrë ideale në favor të sigurimit që qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike të ketë kontrollin kryesor. Planet e nënvizuara në seancën e Kuvendit qartazi e njohën kryeministrin si përfaqësuesin e vetëm dhe të autorizuar për të udhëhequr dialogun, megjithatë marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të bëhen nën patronazhin e Thaçit, duke e mënjanuar rolin e kryeministrit të ri në proces.

Është gjithashtu me shumë rëndësi që koalicioni qeverisës të ndajë strategjinë e tij të politikës së jashtme me institucione të tjera përkatëse siç janë Zyra e Presidentit, partitë opozitare, shoqëria civile dhe akademia. Strategjia mund të ringjallë politikën e jashtme të Kosovës dhe të krijojë kohezion atëherë kur fiton mbështetje sapo t’i ketë përcaktuar përparësitë e saj.

Është gjithashtu e domosdoshme të mos bie në grackën e vjetër të fokusimit në vetëm një aspekt të politikës së jashtme. Qeveria e re duhet të krijojë një plan shumëdimensional për të adresuar çështjet urgjente, përfshirë forcimin e lidhjeve ekzistuese dhe rivitalizimin e Procesit të Berlinit.

Në veçanti, siç ka argumentuar shpesh Vetëvendosje, është thelbësore që Kosova të zhvillojë një qasje më të fortë ndaj Serbisë, një që e njeh nevojën për Beogradin – dhe aktorë të tjerë, përfshirë BE-në dhe SH.B.A. – të pranojnë që Serbia është përgjegjëse për mizoritë e shkaktuara në vitet 90-ta, e për të cilat duhet të ketë një qasje tjetër.

 

Dr. Aidan Hehir është Profesor i Asocuar në marrëdhënie ndvrkombëtare nv Universitetin Westminster (Britani e Madhe)r. Ai ligjëron edhe në Shkollën Verore RIT Kosovo kurse është i interesuar në hulumtimin në çështje të shtetndvrtimit dhe ligjet që rregullojnë përdorimin e forcës.

Donika Emini është studente e doktoratës në marrëdhënie ndërkombëtare dhe politika në Universitetin Westminister. Ajo është drejtore ekzekutive në Platformën CivKos dhe anëtare e Grupit Këshillëdhënës ‘Balkans in Europe’ (BiEPAG)

Mendimet e shprehura në seksionin Mendime janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.