Një turne me autobus prapa Perdes së Hekurt

 

Nga Skocia në Stamboll, përmes qytetit italian të Pizas

 

Në verën e vitit 1968, një grup shokwsh e modifikuan një autobus dykatësh (dykuvertësh) dhe u nisën për një udhëtim për në Evropën Lindore. Të sponsorizuar nga dy prodhues skocezë të uiskit, ata hasën në tanke sovjetike, në mungesë birre rumune dhe në një qafë mali të rrezikshme Jugosllave.

Autobusi i përkiste kompanisë Reading Transport Corporation AEC Regent MkII – një model që tani ka faqen e tij në Wikipedia dhe ndjekës besnikë. Pasi ishte përdorur për një kohë të gjatë në dobi të korporatës, autobusi ishte rreshtuar me një shumëllojshmëri të relikteve të hedhura jashtë një garazhi në Spittalfield, një qytet i vogël në veri të Perth, në Skoci.

Ian Jack dhe shoku i tij Dave Stickland kishin plane të paqarta për një lloj udhëtimi veror. Duke kaluar me makinë pranë garazhit në një ditë të majit të vitit 1968, studentët panë autobusët dhe, nga kurreshtja,  u ndalën për të pyetur për çmimin autobusit njëkatësh. Autobusët dykatësh dolën të ishin jashtëzakonisht të shtrenjtë, 400 stërlina. Por, teksa po largoheshin, përgjegjësi i garazhit i thirri përsëri dhe u ofroi atyre një dykatësh më pak të kërkuar për gjysmën e kësaj shume.

Blerja e një automjeti kaq të madh ishte “një ide qesharake”, kështu që ata nuk pranuan dhe u larguan, thotë Ian. “Por, pastaj u kthyem në universitet dhe kjo gjë u përhap dhe, papritur, njerëzit donin të më jepnin ca para për t’a blerë atë”.

Udhëtimi po bëhej. Perla inxhinierike e Britanisë e ndërtuar në Southall ishte gati ta takonte Evropën kontinentale.

GOOGLE

Nuk kishte Google Maps në vitin 1968

Ulëset ishin hequr për të krijuar hapësirë për dyshekët e dhuruar nga universiteti i tyre, St Andrews. Pjesë të qilimit u siguruan dhe Wendy Scott, një prej dhjetëra apo më shumë shoqëruesish të këtij udhëtimi, u vendosen perde për katin e sipërm – edhe për dritaret ashtu edhe për ta bërë ndarjen e qosheve të gjumit, në mënyrë që ti jipej studenteve femra pak privatësi. Arranzhimet lidhur me gjumin ishin diçka për të cilën shtypi lokal ishte veçanërisht i interesuar.

Instaluan një sobë/furnelë të vogël dhe modifikuan një dush të improvizuar duke përdorur ujë të nxehtë nga sistemi i ftohjes së motorit i tubuar përgjatë një shtegu të fundosur në pjesën e pasme të autobusit.

Nuk kishte nevojtore, vetëm një rezervuar tualeti dhe një dakordim mes tyre, grupit, që secilës thirrje të nënës natyrë ti përgjigjeshin përjashta.

 

Stambolli nuk po e priste një autobus dykatësh nga Readingu

“Ne u përpoqëm ta bënim atë të rehatshëm”, thotë Wendy, e cila tani jeton në Newcastle. “Ne u përpoqëm ta bënim të jetueshëm sepse e dinim se do të na duhej të flinim në të. E dini, pa hotele apo asgjë. Do të duhej të flinim në këtë autobus për 10 javë.”

Ndonjëherë ata do të flinin jashtë nëse moti e lejontë një gjë të tillë. “Zgjoheshim në mëngjes në majë të qafës, ngjiteshim lart, dhe shikonim poshtë dhe aty do të shihnim Ian, duke interpretuar me gajde,” thotë Wendy.

“Ishte absolutisht e mrekullueshme. Çfarë tjetër do të dëshironte njeriu në këtë jetë?”

Epo, cfarë tjetër duhet bërë në një traget nga Doveri në Dunkirk?

Nuk është e lehtë të përcaktohet saktësisht se sa prej tyre ishin aty për të filluar me diçka. Mjaftonte një oktet për një vallëzim në rreth në tragetin që udhëtonte nga Doveri në Dunkirk, të paktën. Wendy kujton se ishin 13, Ian mendon se ishin 15.

Por, kjo nuk kishte aspak rëndësi pasi ata kishin zakon të marrin njerëz gjatë rrugës, andaj që numri i tyre ndryshonte vazhdimisht.

Një amerikan, me pushime në Mynih, u shpërqendrua aq shumë nga autobusi saqë hipi me biçikletën e tij – dhe qëndroi me ta. Një çift austriakësh u bashkuan me ta në Vjenë dhe nuk u larguan për një muaj. Njëri – Klemi – doli të ishte një kuzhinier dhe i aftë në “kuzhinën” në pjesën e pasme të autobusit, me furnelën e vogël me gaz.

“Ushqeheshim me midhje dhe kishim pula dhe kishim – oh – kishim vakte të mrekullueshme”, thotë Wendy, e cila dukej shumë nostalgjike. Ata i merrnin midhjet drejt nga deti. Pulat, të blera drejtpërdrejt nga një pazar, vraponin si të çmenduara brenda autobusit.

Ata i thonin Klemit se nuk mund të mbante pula të gjalla. “Epo, ato nuk do të jetojnë për një kohë të gjatë”, përgjigjej ai.

Dy ditë para se të arrinin në Romë, Klem bleu disa kërmij si dhuratë për nënën e tij dhe i vendosi në një kovë të madhe. Të nesërmen në mëngjes ato ishin shpërndarë kudo nëpër autobus.

 

Ditari i Wendy vë në pah “luksin” e të fjeturit jashtë dhe të kesh një dyshek për veten e saj

 

Në Kluzh, në Rumaninë veriore, ata u përshëndeten nga një udhëtar tregtar britanik, i cili rezultoi të ishte i mirë në furnizimin me birra e cila gjatë asaj kohe konsiderohej një mungesë shtetërore.

Kur i njëjti problem u shfaq më poshtë Rumanisë, në Bukuresht, ata u paraqitën më të mençur ndaj këtij problemi. “Në atë kohë ne e dinim se e vetmja mënyrë për të blerë birrë këtu ishte të prisnim në portat e birrarisë derisa të dilte ndonjë kamion, pastaj ta ndiqnim atë në destinacionin e tij dhe të përdornim monedhat tona të forta”, thotë Ian.

Autobusi AEC Regent Mk II e filloi shërbimin e tij në vitin 1947, pothuajse në të njëjtën moshë me pasagjerët e saj

Grupi kishte bindur kompaninë e  uiskiut Skotch ‘Teachers’ ti ndajë atyre 79 stërlinga – rreth 1,400 me paratë e sotme – në këmbim të një reklame në anën e autobusit dhe një premtimi për të shpërndarë fletushka promovuese të shkruara në gjuhën angleze, franceze dhe gjermane. Prodhuesi i uiski-ve‘Ainslie’s’tashmë jashtë përdorimit gjithashtu u dha atyre 10 stërlinga.

“Mbaj mend teksa udhëtonim në autostradë, kur ishim bllokuar aty, duke shpërndarë fletushka,” thotë Wendy.

“Njerëzit menduan se ishim budallenj”.

Marrëveshja e tregtisë së eksportit të uiskit, në stilin e viteve 1960

 

IAN JACK

Ndiheshin të detyruar të parkonin autobusin në një pjerrtësi

 

Megjithatë, disa nga bllokadat e komunikacionit vetëshkaktoheshin.

Në Split ata këputën një kabllo elektrike jo aq të lartë, për ta furnizuar sistemin lokal të transportit. “ U shfaq një flakë e ndritshme dhe një goditje dhe vura re që autobusët me rimorkio të ngjitur në anën e majtë të rrugës ishin ndalur,” thotë Ian. “Në atë kohë, më e mira ishte të mos ndaleshim fare.”

Rruga nëpër Stamboll ishte po ashtu një “makth” me rrugë të ngushta përplot me njerëz, karroca dore, karroca gomarësh dhe ballkone që rrinin varur. Një rrugë që ngushtohej  gjithnjë e më shumë  derisa nuk mund të vazhdonin tutje.

“Ballkonet ishin lart përballë kuvertës së sipërme të autobusit,” kujton Ian. “Na u desh të tërhiqeshim – përpjetë – duke shkaktuar turbullira të mëdha në komunikacion.”

ROGER VIOLLET/GETTY IMAGES

Rrugët e ngushta dhe ballkonet e varura të Stambollit nuk ishin të dizajnuara për një autobus dykatësh

Në këtë kohë autobusi ishte tashmë mjaft i dëmtuar, pasi e kishte humbur betejën e saj kundër degëve dhe tuneleve të ulta në një Evropë që nuk ishte mësuar ende me automjetet e larta dykatëshe.

Autobusi ishte mbërthyer shpejt nën një urë në rrugën për në Nuremberg, duke kaluar nën të në drejtim të kundërt me pak më shumë se një centimetër. Duhej ti shfrynin gomat, të vozisnin prapa dhe do të provonin përsëri në mes të rrugës, me dikë që ecte përpara, pasi që “autobusi e qante rrugën e tij me lehtësi”, thotë Ian. Ai tani menaxhon një sallon të veturave Peugeot në qytetin të tij të lindjes në Kembrixh.

Maja e Qafës së Cakorrit është rreth 1,800m (5,900 ft) më e lartë se qyteti i Reading

 

Pastaj, një ditë gushti në gjysmën e udhëtimit të tyre, Ian dhe autobusi u afruan shumë afër një gremine mali.

Rruga ishte shumë e ngushtë. Shkëmbi i zgjatur nga njëra anë e detyroi  që rrotat e autobusit të preknin sipërfaqen e shkëmbit.

“Banorët vendas ishin përpara autobusit duke u përpjekur të na bindnin të mos vazhdonim”, kujton shoqja e Ian, Margaret Hills, një tjetër anëtare e këtij grupi të studentëve të Universitetit St Andrews. “Rruga ishte e pa ndreçur, bazament me gur gëlqeror, e ngushtë, me dalje nga njëra anë dhe me një pingulje të rrëpirë në anën tjetër.”

Mirëpo Ian kujton diçka që duke qenë më pak urgjente dhe më pak e qartë, dukej e sigurt të vazhdohej tutje. Po, kishte ca lëkundje krahësh, thotë ai. “Por kjo nuk ishte e pazakontë, kështu që ne nuk e lodhëm fare mendjen tonë për të.”

“Ishte kaq e frikshme”, thotë ajo. Ajo ndalet dhe na përshkruan prapë, sepse nuk mjafton vetem një herë ta përshkruash atë moment në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ishte kaq e frikshme. Ne ishim të frikësuar se do të kalonte anash rrugës.”

Wendy Scott në rrugën drejt Qafës së Cakorrit, Gryka e Rugovës, me një një autobus i cili ka lartësinë pak më të lartë se tuneli

 

Kjo nuk do të befasojë askënd që e njeh Qafën e Çakorrit, një rrugë e rrezikshme malore përmes Kosovës, atëherë pjesë e Jugosllavisë. Por Ian kishte fituar në vetvete një ndjenjë false të sigurisë duke u bazuar në emrin e rrugës, E27, që tingëllonte si një rrugë kryesore.

Shumë shpejt rruga u shëndrrua në një udhë zhavorri me kthesa lakadredhash rreth një gryke të pjerrët.

“Disa lutje u bënë edhe nga anëtarët ateistë të kompanisë,” thotë Ian. “Nëse do të kisha ditur ndonjëren nga këto më parë, nuk ka asnjë mënyrë që të kisha guxuar të provoja E27.”

Tregimi pas kësaj fotografie është venitur në histori, megjithatë Ian thotë se Dick normalisht nuk do të lexonte një libër për lulet

Pasi ia kishin dalë të mbijetonin dhe pasi kishin përfunduar së udhëtuari për atë ditë, ata do të parkonin kudo: plazhe, pjesë parkingjesh të lira dhe, në një rast, një pyll jashtë Mynihut që doli të ishte një poligon gjuajtjesh ushtrie. Një urë afër Danubit në Vjenë dukej e bukur derisa narkomanët vendas filluan të grumbulloheshin aty.

Kishin vizituar aq shumë vende sa që Wendy – tani një udhëtare me përvojë – nuk është në gjendje t’i kujtojë të gjitha. Mendonte si kishte memorie të palëkundur se ata shkuan në një koncert në katedralen e famshme të Shën Stefanit në Vjenë, megjithatë, thotë ajo,  nuk “e mbaj mend fare atë”. Shënimet në ditarin e saj thonë se ata shkuan atje, “kështu që unë kam qenë patjetër atje”, thotë ajo, duke mos tingëlluar veçanërisht bindëse.

JOHN BARTHOLOMEW & SON

 

Ian – ideatori i udhëtimit – kishte përshkuar në një pjesë të rrugës vitin e kaluar me një motoçikletë aneks tri rrotëshe me Dave. 

Ai i dinte të gjitha vendet më të mira për të shkuar, thotë Margaret, e cila tani jeton në Sandhurst në Berkshire. “Po piqeshim për vdekje në kutinë tonë metalike kur parpitmas u ndalëm në një urë bregëzimi në liqenin më të bukur ku mund të hidheshim dhe të freskoheshim,” thotë ajo.

“Më kujtohet që po shkonim nëpër një qytet që kishte po të njëjtën nxehtësi mbytëse dhe më pas ishim futur në një pishinë, e cila ishte më e ftohta që kisha provuar ndonjëherë. Si e dinte ai se kishte diçka të tillë atje? Atëherë nuk kishte internet apo Google”.

Ian refuzonte të lavdërohej duke thënë vetëm se kishte “disa harta të arsyeshme”.

Kudo ku shkonin studentët zgjonin vëmendje

Megjithatë, ata duhej të ishin të kujdesshëm me monedhën e tyre të fortë. Në fund të viteve 60, kontrollet që synonin mbajtjen e ekonomisë stabile nënkuptonin se shuma maksimale e parave që udhëtarët britanikë mund të merrnin jashtë shtetit ishte 50 stërlina.

Xhinset perëndimore dhe stilolapsat dolën të jenë një alternativë e mirë për para dhe miqtë zbuluan një spital në Kavala në Greqi i cili paguante për dhurimet e gjakut. Me diç më shumë se 5 stërlina për një sasi më të vogël sesa mesatarja e duhur ( – rreth një e dhjeta e të ardhurave të tyre – dukej “një shumë e madhe parash”, thotë Wendy.

Gjithashtu, të etur për të mos shpenzuar më shumë sesa kishin, ata dolën me një plan për të shmangur taksën për udhëtarët që udhëtonin në Jugosllavi. Pas postës kufitare greke, ata zbresin nga autobusi dhe ecin, duke u shtirur si udhëtarë autostopi, për tu kthyer pastaj përsëri në pikën e kontrollit jugosllav.

“Ajo që ne nuk e kuptonim ishte se kishte disa kilometra midis dy pikave, kështu që autostopistët bënë një marrëveshje shumë të përafërt dhe u kthyen prapa në autobus të djersitur dhe me një humor, logjikisht, shumë të keq”, thotë Ian.

WENDY SCOTT

Margaret e kujton kohën teksa zgjohet “në mes të askundit” dhe sheh një grup të fëmijëve dhe fermerëve rumunë ” në këmbë dhe duke vështruar”

SCOTTISH DAILY EXPRESS

Udhëtimi – dhe anëtarët femra të grupit – zgjuan interesimin e madh të shtypit lokal

Kalimet kufitare jo gjithmonë ishin të lehta.

Grupi zakonisht merrej në pyetje dhe shpesh kontrollohej. Në Bullgari, zyrtarët e atjeshëm dyshuan se ata po bënin kontrabandë. “Unë u detyrova të kaloj me autobus mbi një gropë inspektimi dhe , kësisoji, mundësia e nevojshme – dhe e vetmja – që ta kontrolloja pjesën e poshtme të autobusit ndërsa rojet kufitare kërkonin drogë apo çfarëdo tjetër,” kujton Ian.

Kalimi i Perdes së Hekurt në Hungari ishte i vështirë dhe i ngadaltë, por për arsye të ndryshme kjo u kuptua vetëm pak më vonë, thotë ai. Duke parë një numër të madh të transportuesve rusë të tankeve ata ishin “shumë të vetëdijshëm” se diçka po zihej, thotë Wendy. Por ata nuk e kishin idenë se çfarë ishte dhe nuk qëndruan shumë.

Pak javë më vonë, natën e 20-21 gushtit, Hungaria u bashkua me katër vendet e tjera të Traktatit të Varshavës – Poloninë, Bullgarinë, Gjermaninë Lindore dhe Bashkimin Sovjetik – në pushtimin e Çekosllovakisë.

Këta shokë sapo kishin shmangur operacionin Danub, një represion ushtarak Sovjetik në Pranverën e Pragës – një përpjekje katër-mujore nga Çekët për të marrë përsëri kontrollin e vendit të tyre nga Moska zyrtare.

GETTY IMAGES

Prania e tankseve ishte shqetësuese për grupin 

 

Gjatë kohës kur tankset po përgatiteshin të kalonin kufirin, Ian dhe grupi po ktheheshin në shtëpi, duke kaluar Kanalin përmes tragetit Dunkirk-Dover.

Shpejt, pas kësaj, Wendy u kthye në Dundee me gjashtë qindarka në xhep dhe me  7,500 milat (apo 12070 km) e saja që do të bëheshin udhëtimi i saj i jetës.

WENDY SCOTT

Kur lejon koronavirusi, Wendy Scott ende udhëton në të gjithë botën për punë dhe kënaqësi

Marrëdhënia e Ian me autobusin zgjati pak më shumë. Në fillim të shtatorit të viti 1968, ai e ngau atë për herë të fundit, përsëri në Aalst në Belgjikë te një burrë që dëshironte ta blinte në kohën kur këta po kalonin për herë të parë në atë qytet dy muaj më parë. Autobusi kishte fatin të përfundonte përfundoi si një lundruese fituese në Karnavalin Aalst në vitin pasues.

Dhe, nëse adhuruesit e Cliff Richard e shohin tërë këtë histori që të kujton filmin e tij Pushimet Verore të vitit 1963 – me autobusin, grupin e miqve, këndimin, vallëzimin dhe rrugën e rrezikshme malore Jugosllave – Ian jo.

Filmi plotësisht ka kaluar përskaj tij dhe ai ende nuk e ka parë atë.

IAN CHARLTON

Autobusi ishte parë në vitin 1981 afër magjistralës Bruksel – Ostend

 

Disa nga kujtimet e Ian Jack janë marrë nga një fjalim i mbajtur prej tij në vitin 2017.