Filmat kosovarë sjellin problemet ‘e jetës sonë të përditshme’
Varfëria, mungesa e mirëqenies sociale, migracioni, dhuna dhe vetëvrasjet ishin ndër temat e hulumtuara nga filmbërësit e rinj të Kosovës në DokuFest këtë vit, që shënon një epokë, potencialisht të re për kinemanë kosovare.
Këtë vit, gara kombëtare në DokuFest shfaqi një seri filmash të një brezi të ri të filmbërësve kosovarë, fokusi i të cilëve ishte zhvendosur nga e kaluara e largët drejt realiteteve të sotme të përjetuara nga kosovarët.
Për Ilir Hasanaj, nga Kino Armata e Prishtinës dhe anëtar i jurisë për konkursin kombëtar të DokuFest, kjo ngjarje është një zhvillim emocionues.
“Unë jam me të vërtetë i lumtur që gjeneratat e reja po tregojnë historitë e tyre, pikëpamjen e tyre mbi botën, pikëpamjen e tyre për Kosovën,” thotë ai për BIRN.
Ka pasur propozime të tilla se, qysh nga shpallja e Pavarësisë në vitin 2008, kinemaja në Kosovë është fokusuar shumë në krijimin e një vendi të trazuar, me histori nga lufta e Kosovës në vitin 1999 dhe pasojat që ka sjellë kjo luftë pastaj.
Me gjithë faktin se Hasanaj hedh poshtë idenë se ‘filmi për luftën’ nuk ka asnjë histori tjetër për të treguar për kinemanë kosovare, duke sugjeruar që ndoshta filmi i duhur do të bëhet – “një film që do t’i afrohej asaj që kishte ngjarë” – por është i lumtur t’i shohë filmbërësit e rinj duke krijuar filma bazuar nga përvoja e tyre të problemeve të përditshme. “Mund ta shihni qartë se brezi i ri po i identifikon problemet tani dhe po merret me problemet sociale,” thotë ai.
Dy regjisorë të tillë, Lum Radoniqi dhe Besim Ugzmajli e kanë vendosur fokusin e kamerës së tyre në dhunën që po u shkaktohet kosovarëve si rezultat i varfërisë, burokracisë dhe mungesës së një mbrojtjeje shëndetësore nga shteti për ata që janë të cenuar.
Në filmin “Dëshmia” të 23-vjeçarit Lum Radoniqi, një çift i ri, Besniku dhe Linda, duhet të paraqesin nënën e moshuar dhe të sëmurë të Besnikut, Xhevën, tek një zyrtar në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin e saj – shumë me rëndësi për mbijetesën e familjes pasi Besniku nuk e ka marrë rrogën për të tretin muaj me radhë nga punëdhënësi i tij.
Infrastruktura jofunksionale në Prishtinë – ashensorë të prishur, trafik i dendur, rrugë të mbyllura – e komplikojnë udhëtimin dhe përpjekja për të transportuar Xhevën nëpër qytet zbulon anën tragjike të kësaj familjeje.
Duke folur për BIRN, Radoniqi sqaroi se ai dëshironte të krijonte diçka që pasqyronte një pjesë të realitetit të përditshëm kosovar dhe të siguronte “pak zë” për të moshuarit dhe të sëmurët në Kosovë, të cilët ai i përshkruan si “realisht në limitet e desocializimit”.
Filmi i bën jehonë fituesit të Palmës së Artë “Unë, Daniel Blake” të Ken Loach’s, në përshkrimin e tij të vuajtjeve njerëzore të shkaktuara nga rigoroziteti qeveritar për marrjen e një ndihmese sociale, dhe është një përfaqësim mallkues i aftësisë së shtetit të ri të Kosovës për të siguruar kujdesin bazik për qytetarët.
“Mendoj se shteti i Kosovës kujdeset për qytetarët e saj vetëm në letër, por jo edhe në realitet,” i thotë Radoniqi BIRN-it.
“Institucionet duhet të jenë më njerëzore. Shteti ka fituar një reputacion të atillë që përceptohet si ndëshkues ndaj qytetarëve e, në fakt, ata do të duhej të ishin më njerëzorë dhe të kujdesen për ata”, tha ai.
Ndërkohë filmi “Rruga” i Besim Ugzmajlit, paraqet një miqësi të pamundur midis Gentit, një djali të ri dhe Lenës, një grua në të tridhjetat e saj, që takohen në një nënkalim në Ferizaj.
Të dy, Genti dhe Lena, japin shpjegime të pagjasa për shëtitjen e tyre në tunel në natën e vonë, si dhe për vrragët në fytyrat e tyre si pasojë e sulmeve fizike.
Dyshja tregojnë histori imagjinare të njerëzve të dashur dhe të kujdesshëm në jetën e tyre që në mënyrë të rastësishme ia shkaktuan këto lëndime atyre, dhe shumë shpejt do të jenë aty për t’i marrë ata.
‘Babai’ i Gentit dhe ‘burri’ i Lenës rezulton të jenë i njëjti burrë, i cili po i shfrytëzon ata të dy financiarisht, duke shpërfaqë edhe më shumë vështirësi dhe cenueshmëri ndaj atyre që nuk janë në gjendje të përkujdesën për veten e tyre në Kosovën moderne.
Me çështje të tilla kaq të përhapura në Kosovë, mbase është evidente se migracioni jashtë Kosovës ka arritur nivele kaq të larta.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme këtë vit tregojnë se mbi 170,000 njerëz u larguan nga Kosova ndërmjet viteve 2013-2017, gati dhjetë përqind e popullsisë së përgjithshme të vendit.
Por migrimi gjithashtu mund të jap versione të reja të të njëjtave vështirësi. Filmi “Zgjidh një emër” i Dritero Mehmetaj dhe filmi “Larg” i Arian Dalladakut, që të dy tregojnë histori për betejat e të qenurit migrantë me mungesë dokumentesh në Bashkimin Evropian.
Është një temë që Hasanaj është i lumtur që e sheh duke u ekranizuar.
“Shumica e njerëzve këtu mendojnë gjithmonë për Gjermaninë dhe Zvicrën si një parajsë,” thotë ai për BIRN.
“Unë mendoj se është shumë me rëndësi të tregohet edhe ana e të qenurit i humbur dhe të gjindesh diku ku nuk do të duhej të ishe, gjë që tregohet mjaft mirë përmes këtyre dy filmave”,tha ai.
Rroni, protagonist në filmin “Larg”, mezi flet ndërsa udhëton nëpër Berlin, pa mundur të shpjegohet pasi u akuzua për vjedhje të biçikletave dhe u refuzua nga kushëriri i tij, i cili nuk është në gjendje të arsyetojë strehimin e një “ilegali” për partneren e tij gjermane.
Por përfaqësimi i jetës në Berlin në “Larg” nuk është i kufizuar në raport me vështirësinë.
Filmi zhvendoset në një ritëm muzikor, me një ecajake të mundimshme të muzikës xhaz performuar nga Rroni nëpër rrugët e qytetit dhe një skenë e fundit që tregon se ai po kënaqet në skenën e famshme të festës në Berlin.
Sidoqoftë, zgjedhja për të xhiruar festën përmes një dritare me grila nga pjesa e jashtme e shtëpisë na thotë se Rroni mund ta ketë gjetur veten të humbur në një lloj burgimi hedonist.
Ndërkohë, përtej kufirit në Pragë, Nora, ylli i filmit “Zgjidh një emër” po rrëshqet në një botë edhe më të errët.
E braktisur nga familja e saj kosovare për shkak se kishte sjellë në jetë një fëmijë jashtëmartesor, ajo tani duhet të gjejë mënyra për të mbështetur vajzën e saj të re si një nënë beqare dhe një migrante pa dokumente.
Vendimi i Mehmetajt për xhirimin e filmit në Pragë ishte në fakt një rezultat i kufizimeve të vendosura ndaj tij nga shkolla e filmit Çek, pjesë e së cilës është ai vetë, për të cilën ai luftoi shumë për t’u armiqësuar, por gjithashtu lejoi që filmi të eksploronte çështje rreth skllavërisë moderne.
Fokusi kryesor i regjisorit ishte, sidoqoftë, narracioni i një nëne të pambrojtur, që do ta ndihmonte të përballej me filozofinë e fajësimit të viktimave që ai mendon se është i përhapur në Kosovë, veçanërisht në ato situata ku përfshihen gratë.
Në skenën hyrëse, Nora e gjen veten në një zyrë migracioni teksa i thuhet se do të kthehet prapa në Kosovë, pasi që atje ka institucione që janë në shërbim të grave sikurse puna e saj. “Nëse këto institucione do të ishin të sigurta pse do të vija këtu me fëmijën tim ilegalisht”, pyet ajo.
Mehmetaj i thotë BIRN-it se ky aspekt i një tregimi të tillë erdhi duke u bazuar nga përvojat e përjetuara në Kosovë.
“Ne jemi në dijeni të shumë raste me gra të tilla sikurse situata në të cilën përballet Nora, që kërkuan ndihmë në këto institucione,” thotë ai.
“Ju i keni këto qendra ku gratë janë të mbrojtura dhe askush nuk e di për vendndodhjen e tyre. Megjithatë, ato jetojnë në një lloj burgu të sigurt. Ato nuk mund të edukojnë fëmijët e tyre, ato nuk mund të gjejnë punë, nuk mund të riintegrohen në shoqëri “,përfundon ai.
Përballë dëbimit, situata e pasigurt e Norës e bën atë që të jetë e varur nga Avniu, një pronar i një klubi striptizi i cili gratë i shfrytëzon seksualisht dhe të cilave u siguron dokumente, kujdes shëndetësor dhe para.
“Ajo bëhet viktimë e një sistemi të bazuar në të njëjtat parime, ku gruaja shihet si send,” thotë Mehmetaj.
Ndërsa Mehmetaj dhe Dalladaku paraqesin një pamje dëshpëruese të jetës në Evropë, dy regjisorë tjerë të rinj, Nita Zeqiri dhe Leart Rama, përballen me çështje që shpesh fshihen nga diskutimet e shoqërisë kosovare: problemet e shëndetit mendor dhe vetëvrasjet.
Filmi “Përmes mendjes” i Nita Zeqirit mundëson hyrjen në monologun e brendshëm të një gruaje të re që ka rënë në depresion, dhe mendimet e saja që devijojnë drejt vetëvrasjes. Megjithë përpjekjet e saj për të gjetur të bukurën dhe lumturinë në “dritë”, protagonisti i paemër mashtrohet vazhdimisht nga ideja e “mosekzistimit”.
Ndërkohë, në filmin “Tegel” të Leart Ramës, Bujari, një nga personazhet kryesorë, zhduket nga narracioni në minutat e para pas kumtimit të lajmit se ai është varur në Prishtinë, arrin tek miqtë dhe familja e tij përsëri në Rahovec. Në vend që të përqendroheni në kalimin në amshim të Bujarit, “Tegel” tregon historinë e të gjallëve, se si njerëzit të cilët Bujari i la pas vetes arrijnë të vazhdojnë përsëri së jetuari jetën e tyre.
Karriera e të dy regjisorëve, përdorimi i lirë i dialogut dhe drita krijuese e sjell botën e brendshme tek personazhët e tyre të gjallë dhe shpërfaq dritë për një temë të rrethuar nga errësira.
Është përdorimi i teknikave të filmit, veçanërisht ato në filmin “Tegel” të Ramës që inkurajon veçanërisht anëtarin e jurisë Hasanaj.
“Me të vërtetë më pëlqen përdorimi i kinematografisë, nuk është thjesht një narracion. Është diçka që ju e shihni shumë rrallë: dikush që nuk ka frikë të përdorë mjete filmimi. Është një mënyrë e shkëlqyeshme përmes së cilës mund të shihet se si do të evoluojë një regjisor, duke përdorur ekranizimin e filmit “, thotë ai për BIRN.
Evolucioni tani është hapi tjetër për të gjithë regjisorët kosovarë të prezantuar në konkursin kombëtar, shumë prej të cilëve po krijonin projekte për shkolla filmi ose janë akoma në fillimet e karrierës së tyre.
Sidoqoftë, aftësitë e shfaqura dhe temat e trajtuara në DokuFest këtë vit viti parashohin një të ardhme të ndritshme për kinemanë kosovare, në një kohë jo shumë të largët.
Fituesi i konkursit kombëtar DokuFest do të ekranizohet së bashku me fituesin e Best Balkan Dox në Kino N’Lum në 22:00 sonte (e shtunë, 10 gusht).