Ilustrim

Reperet bëjnë politikën

Ҫfarë bëjnë gratë në Europën Lindore dhe përtej hip-hopit kur ato e përdorin zhanrin  për të rrëfyer historitë e tyre?

Ҫdokush që e ka dëgjuar repin gangster rumun në vitet 1990 do të jetë i njohur me grupin e hip hopit B.U.G Mafia dhe incizimin e tyre zgjues ‘Dupa blocuri’. Djemtë nga Bukureshti bënë atë ҫfarë hip hopi e bën më së miri: e kapën një mikrofon dhe e shfrynë zemërimin.

Ishtë zëri i të margjinalizuarve, i pastër dhe i thjeshtë: “Pas blloqeve gri/ Aty jemi ne – shumica/ Ata janë më lart më afër rrugës/ Pra uria nuk është e dukshme” .

Për shumë rumunë, mesazhi i B.U.G Mafia i qëndron testit të kohës. Ata bënë rep se si klasa politike ishte duke i lënë në baltë njerëzit e thjeshtë, duke i detyruar të presin qoshet – sepse “Nuk e di për ju, por unë ndihem më mirë me para në xhep”.

Dy dekada më parë, hip hopi në Rumani dhe më tej ishte kryësisht një lojë e meshkujve, me tekste me plot sharje dhe krenari maҫo, për të mos thënë asgjë për objektivizimin total të grave. Ato gjëra ishin të vështira për t’u gëlltitur.

Gjërat kanë ndryshuar prej atëherë, megjithatë. Këto ditë, hip hop artistet në të gjithë botën po e sfidojnë zhanrin.

Thjesht shikojeni betejën e jashtëzakonshme të rep-it që u zhvillua në fillim të këtij muaji në Mexico City kur reperja spanjolle Sara Socas u përball me rivalin mashkull meksikan Rapder. Ndërsa përparon dueli verbal, ai shndërrohet në një bisedë të fuqishme rreth vrasjes së grave në Meksikë.

“Përse vajzat nuk po ndihen të sigurta?” Socas rimon, duke shikuar drejt e në fytyrën e Rapder. “Përse po i mbani ato të heshtura dhe pa zë?”

Për komentin e Rapderit se gratë më të bukura janë nga Meksika, Socas gjithnjë e më e zemëruar përgjigjet: “Atëherë pse dreqin po i lini të vdesin?/ Përse po i vlerësoni ato vetëm për bukurinë e tyre?/ Përse të mos kontrolloni se çfarë po ndodh në kokat e tyre?”

Në këtë pjesë të improvizuar, Socas tregon se sa i mirë mund të jetë hip hopi për të shprehur emocione të papërpunuara si zemërim. Në një kulturë që me shekuj i ka mësuar gratë të jenë gjinia më e butë, kjo është fuqizuese.

Reporting Democracy e dërgoi një kërkesë informale te lexuesit që të sugjerojnë artistet të cilat po i shtrijnë kufijtë e hip hopit. Këtu janë disa nga më impresivet.

Shumë do të njihen me reperen dhe poeten amerikane Mona Haydar dhe incizimin e saj Hijabi (Mbështjell Hixhabin tim): “Duajini gratë/ Ҫdo hije/ Jini aq të ҫliruar/ Në të gjithë botën/ Duajini gratë/ Ҫdo hije/ Fuqia rrjedh thellë/ Prandaj edhe nëse ti e urren/ Unë e mbeshtjell hixhabin tim/ Mbështjell hixhabin tim”.

Pastaj është Preta Rara nga Brazili, me këngën e saj Fake Abolition: “Unë jam një skllave/ Ata nuk më japin një mundësi për asgjë këtu/ Unë jam një revolucionare e vetëdijshme e zezë/ Unë nuk e përdori trupin tim/ Unë nuk tregohem/ Unë e përdori mendjen time/ Unë jam një pasardhëse Afrikane/ Ju duhet të më pranoni kështu”.

Më afër shtëpisë, është spektakolarja Alyona Alyona nga Ukraina butësia e të cilës është ilustruar nga incizimi i saj Holovy (Heads – Kokat).

Një ish-mësues kopshtesh nga një qytezë e vogël jo shumë larg nga Kievi, Aylona Aylona thjesht i ngarkoi gjërat e saj online dhe së shpejti shpërthyen në internet. Ajo bëri debutimin e saj në vitin 2018 me Ribki, duke bërë rep në lidhje me standardet e pamundura të bukurisë. Ajo gjithashtu ka incizime për emigrimin e ukrainasve nga qytetet e vogla dhe për ngacmimet.

“Mundohem të jem vetvetja dhe më në fund të shpëtoj prej paragjykimeve që muzika juaj mund të jetë e lezetshme vetëm nëse keni shumë para, një still të plotë dhe rroba të shtrenjta”, ajo i tha një reporteri nga transmetuesit franko-gjerman Arte në fillim të këtij viti.

Alyona Alyona po njihet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht, kështu që ekziston një shans i mirë për ta kapur atë në koncert në Evropë në vitin 2020.

Në Poloni, Nina Bak dhe Kasia Kalinoëska – të cilat përpara se të drejtoheshin në hip hop ndihmuan në krijimin e dyqanit të parë bashkëpunues të ushqimit në Varshavë – repojnë si dyshja Kompost.

Në albumin e tyre të parë, Shameless Interventions, ato mbulojnë gjithçka nga dashuria dhe kapitalizmi deri te situata e pasigurt me të cilën përballen të rinjtë në Poloni dhe madje edhe importet polake të qymyrit rus.

Mos e humbisni Energia, videon e tyre të vetme deri tani, në të cilën ato e adresojnë ndryshimin klimatik dhe energjinë.

Këtu janë disa zonja më të jashtëzakonshme nga i gjithë rajoni (disa prej tyre që lidhen më lirshëm me zhanrin):

Mila Robert nga Bulgaria:

Coko Voko nga Republika Ҫeke (e dhënë, duket se ata po bëjnë një parodi të hip hopit këtu):

Mimi Mercedez nga Serbia:

Vina nga Letonia:

Dhe në Rumani, kompania femisite e teatrit rumun Giuvlipen e kanë një shfaqje të re, in të cilën aktoret i drejtohen hip hopit për të treguar tregimet e tyre për shtrigat:

Faleminderit Alexis Angulo, Simone Brunner, Patrycja Romaniuk, Ani Gesheva, Ivana Jeremic, Janis Rungulis dhe Ondrej Pasek, të cilët kontribuan me sugjerime në këtë listë.