Komuna e Podujevës "Renovimi i teatrit të qytetit", Burimi: Komisioni Rregullativ pë Prokurim Publik (KRPP), Grafika: Rrahman Ramaj

Komuna e Podujevës "Renovimi i teatrit të qytetit", Burimi: Komisioni Rregullativ pë Prokurim Publik (KRPP), Grafika: Rrahman Ramaj

Renovimi teatrit të qytetit, në mes të kontratës që u refuzua dhe asaj më të shtrenjtë pas ritenderimit

Më datën 23 të muajit qershor 2021, në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovë “e-prokurimi”, Komuna e Podujevës publikoi thirrjen për kontratë për renovimin e teatrit të qytetit.

Për këtë tender, komuna parashikoi kontratë në vlerë deri 9,829.80 euro.

Lloji i procedurës që Komuna përdori në këtë aktivitet të prokurimit ishte kuotimi i çmimit dhe si kriter për dhënie të kontratës ishte çmimi më i ulët.

Operatorët ekonomik të interesuar, datën 28 të po atij muaji e kishin afatin e fundit për të ofertuar.

Për këtë tender, u pranuan gjithsej katër oferta. Oferta e përgjegjshme me çmimin më të lartë e ofertuar ishte 9,777.30 euro, ndërsa oferta e përgjegjshme më çmimin më të ulët të ofertuar ishte 7,189.80 euro i kompanisë “Groweco” ShPK, e cila kompani më vonë u rekomandua për kontratë.

Nuk nënshkruhet kontratë

 Komuna e Podujevës kishte përzgjedhur  kompaninë “Groweco” ShPK si fituese të këtij tenderi me vlerën e përgjithshme të kontratës 7,189.80 euro. Mirëpo, kontrata në mes të komunës dhe kompanisë fituese nuk u nënshkrua.

“Pas njoftimit për dhënie të kontratës, është bërë Draft-Kontrata dhe i është dërguar OE fitues Groweco Lipjan, i njëjti nuk ka aprovuar draftin dhe nuk ka shprehë dëshirën për nënshkrim të kësaj kontrate edhe pas ftesës që i është bërë nga AK”, thuhet në njoftimin për anulim.

Për të mësuar më shumë lidhur me rastin, KALLXO.com ka kontaktuar me kompaninë fituese të tenderit “Groweco” ShPK.

Në një përgjigje për KALLXO.com, ka treguar arsyet pse është tërhequr nga restaurimi i teatrit të qytetit të Podujevës, edhe pse ishte shpallur fituese e tenderit.

Nga kjo kompani kanë thënë së shkasë qe e bë që ajo të heq dorë nga tenderi i fituar ishte largimi u punëtorëve të saj jashtë vendit.

“Po punëtorët që i ka pas kompania, 3 kanë shku përjashtë vendit, dhe me mirëkuptimin e komunës kemi hequr dorë prej punës para se me dështu në at projekt. Kompania është treguar e sinqertë me ta dhe me vetën. Kjo ka qenë arsyeja”, thuhet në përgjigjen e kompanisë Groweco shpk.

Ndërkaq zyrtar të Komunës së Podujevës kanë thënë për KALLXO.com se kompania fituese në tenderin e parë, pasi iu ka dërguar drafti i kontratës për aprovim, ata nuk e kanë aprovuar draftin dhe për pasojë nuk është nënshkruar kontrata.

Fatri Zhitia, Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në komunë e Podujevës, ka thënë për KALLXO.com se Autoriteti Kontraktues i ka bërë ftesë disa herë që të vij të nënshkruaj kontratën, por kompania nuk iu ka përgjigjur ftesës.

“Atëherë pas kësaj situate Autoriteti Kontraktues e ka anuluar aktivitetin sepse nuk ka pasur të drejtë sipas Ligjit të Prokurimit Publik të kalojë tek operatori i dytë sepse ka qenë në fazën e kontratës”, thuhet në përgjigjen për  KALLXO.com

Pas ritenderimit, lidhet kontratë me çmim më të lartë

Në javën e fundit të muajit gusht 2021, komuna hap sërish tender për renovimin e teatrit të qytetit. Vlera e parashikuar për kontratë 9,829.80 euro mbetet e njëjtë me atë të tenderit paraprak që u anulua.

E njëjtë me tenderin paraprak ishte edhe lloji i procedurës së përdorur dhe kriteri për dhënie të kontratës.

Mirëpo, e njëjtë nuk ishte vlera e kontratës së operatorit ekonomik fitues pas ritenderitmit, “Nuhi Azemi”, në raport me vlerën e kontratës të tenderi paraprak kontrata e së cilit u refuzua nga ana e operatorit ekonomik fitues “Groweco” ShPK.

OE “Nuhi Azemi” u rekomandua për kontratë me çmim prej 8,611.43 euro.

Komuna e Podujevës "Renovimi i teatrit të qytetit", Burimi: Komisioni Rregullativ pë Prokurim Publik (KRPP), Grafika: Rrahman Ramaj
Komuna e Podujevës “Renovimi i teatrit të qytetit”, Burimi: Komisioni Rregullativ pë Prokurim Publik (KRPP), Grafika: Rrahman Ramaj

Ndonëse kontrata e nënshkruar në mes të komunës dhe kompanisë fituese është përbrenda vlerës së parashikuar, rezulton të jetë për 1,421.63 euro më e lartë në raport me kontratë e refuzuar me çmim të përgjithshëm 7,189.80 euro.

Nga komuna kanë një shpjegimi për kontratën me çmim më të lartë pas ritenderimit.

“Pas anulimit të procedurës është rishpallur aktiviteti përsëri ndërsa planifikimi i mjeteve të parapara për këtë projekt është i njëjti me planifikimin e tenderit të parë. Kanë ofertuar disa kompani dhe është shpallur fitues kompania me çmimin më të lirë. Që do të thotë se çmimi i kompanisë fituese është përbrenda mjeteve të parashikuara nga komuna dhe nuk ka të bëj me tenderin e parë sepse ofertuesit në ritenderim kanë qenë krejtësisht të tjerë”, ka thënë Zhitia.

Komuna e Podujevës, Kontrata "Renovimi i teatrit të qytetit"
Komuna e Podujevës, Kontrata “Renovimi i teatrit të qytetit”