Qentë në Strehimore të Pejës në Mëshirën e Vullnetarëve

Me 3 gusht të këtij viti, Komuna e Pejës pati filluar t’i mbledhë qentë endacakë në qendër të qytetit dhe t’i dërgojë ata në strehimoren e ngritur për ta.

KALLXO.com ka vizituar këtë qendër dhe ka vërejtur se gjendja e tyre brenda rrethojave të hekurta dhe nën qiellin e hapur është e rëndë, por gjendjen më të rëndë e bën edhe shumë qenë të ngordhur jashtë rrethojave

Aktivistë për të drejtat e kafshëve dyshojnë se qentë janë vrarë me armë ose u janë dhënë injeksione për asgjësim.

Për t’u dalë në ndihmë atyre qenve që shpëtuan, aktivistë vullnetarë dhe pjesëtarë të EULEX-it kanë qëndruar në strehimore për të sjellë ushqim për ta, dhe më pas i kanë marrë rreth 40 prej tyre për t’i strehuar në kushte më të mira.

Remzi Hasanaj, mbikëqyrës i strehimores, tha se para rreth një muaji persona të pa njohur kanë thyer dyert e saj dhe i kanë lënë të dalin të gjithë qentë jashtë.

“Kemi ushqim të mjaftueshëm që e marrim nga spitali regjional në Pejë si dhe disa donacione të tjera që na japin dhe ushqim kemi të mjaftueshëm për ushqimin e tyre”, tha ai.

Edhe pse fotografitë e para një jave tregonin mizorinë e shfaqur ndaj qenve, Hasanaj i quan ato të pavërteta.

Deri sa Hasanaj tha se veterinari Turhan Nila i cili është i autorizuari i komunës për kontrollimin e qenve del shpesh në këtë strehimore dhe bën kontrollimin dhe sterilizimin e tyre, një ditë më vonë ai ndërroi deklaratën, kur para zyrtarëve të EULEX-it të cilët kishin ardhur për të sjellë ushqim në mënyrë vullnetare tha se veterinari nuk vjen asnjëherë në këtë strehimore.

Ndërsa mjeku veterianr, Blendi Behluli, që punon në strehimoren e Nagavcit në Rahovec thotë gjendja e strehimores së Pejës është e keqe dhe e rëndë.

“Sipas standardeve qysh duhet me i trajtu qentë ne këtu nuk i kemi ato standarde, për arsye se duhet të jenë të paktën dy ose tre veterinarë që kanë me u kujdes për mirëqenien e këtyre kafshëve”, thotë Behluli.

Aktivisti nga Prishtina, Aheron Bobaj nga Prishtina, i cili kishte ardhur për të sjellë ushqim për qentë në strehimore, e krahasoi gjendjen e strehimores me skenat e horrorit.

“Kamufllazha është shumë e bukur, mirëpo brenda saj çka ndodhë kur nuk jemi ne këtu është horror” thotë Bobaj.

Ai është irrituar nga fakti se institucionet vendore e kanë lënbë situatën të shkojë deri në atë pikë sa tani po mirëpritet aktivizimi i ndërkombëtarëve në shpëtimin e qenve.

“Ose lëshoji krejt mbylle strehimoren, s’je i aftë, po ju teprojnë me miliona euro në fund të vitit krejt komunave, e s’jeni në gjendje me i nda 50-60 mijë euro me i marrë me i sterilizu, edhe më i leshu”, tha ai.

Aktivisti tjetër Kastriot Belegu nga Peja tha se reagimi i tij dhe aktivistëve të tjerë përmes rrjeteve sociale kishte për qëllim që ta përmirësojë trajtimin e qenve në këtë strehimore.

“Para një jave ka pasur me qindra trupa të pajetë të qenve, kanë qenë të gjuajtur gjithkah”, tha ai

Mentor Gashi, drejtor dhe themelues i strehimores së Prishtinës kishte ardhur për të marrë disa qenë dhe disa këlyshë që ishin më të nevojshëm të largoheshin nga aty.

“Meqë strehimorja e Pejës është e re dhe ju mungon përvoja, kemi ardhë për t’u ndihmuar dhe do të dërgohen në Prishtinë të trajtohen në mënyrë adekuate tek veterinari”, tha Gashi

Fotografitë e javës së kaluar tregojnë për një masakër ndaj qenve në këtë strehimore, por drejtori për Bujqësi në komunën e Pejës Mehdi Mulaj thotë se qentë në strehimore janë më mirë se sa qentë që lëvizin jashtë saj.

“Qentë në strehimore e kanë gjendjen pak ma të mirë, deri sa qentë jashtë bredhin për ushqim, ata në strehimore atë e kanë të siguruar, ujin gjithashtu e kanë të siguruar, dhe e vetmja ajo që ndoshta në njëfarë mënyre që nuk është adekuate për ta që janë të kufizuar ndoshta që nuk janë në hapësirë, janë të rrethuar në një lloj karantine aty ajo është ajo pengesa për ta”, tha Mulaj

Drejtori Mulaj thotë se kohë pas kohe shkon për kontrollë edhe veterineri Turhan Nila, por i njëjti nuk ka pranuar që të flasë për këtë çështje as para kamerës, as përmes telefonit.

Drejtori Mulaj thotë se kohë pas kohe shkon për kontrollë edhe veterineri Turhan Nila, por i njëjti nuk ka pranuar që të flasë për këtë çështje as para kamerës, as përmes telefonit.