Qentë Endacakë-Rreziku dhe Problemet me Strehimore, Ligj e Inspektorë

Autoritetet shtetërore thonë se nuk kanë një shifër të saktë të numrit të qenve endacakë, mirëpo një raport i Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve thotë se janë rreth 9 mijë qenë endacakë në vend. Gjithashtu, institucionet përgjegjëse ankohen se në mungesë të bazës ligjore nuk po mund të ndërmarrin veprim ndaj strehimoreve të cilat nuk i plotësojnë kushtet për trajtim të qenve. Po ashtu ka ankesa për numër të vogël të inspektorëve që merren me kujdesin ndaj kafshëve.