Qëndrime Të Ndryshme të Haradinajve për Lidhjet me Apex-Play for Win

AAK-ja ishte mbështetur financiarisht nga Astrit Krasniqi që ka pronësi në bizneset e lojërave të fatit Apex e Play for Win. Ramush Haradinaj më 2010 kishte pranuar se partia ishte mbështetur nga ky biznes. Por katër vjet më vonë, Daut Haradinaj thotë se nuk beson se kjo ka ndodhur dhe se nuk është i ligjshëm një veprim i tillë.