Qe 30 Vjet Pa Shtëpi

Rabe Musa është njëra nga 450 aplikuesit për 48 banesat sociale të ndërtuara nga Komuna e Prishtinës. Por, kur komisioni doli në fshatin Sibovc, gjeti një shtëpi dykatëshe në ndërtim, për të cilën një fëmijë iu tha se është e Musës. E Raba këmbëngul se i plotëson kushtet, madje e ka paditur Komunën e Prishtinës pse nuk i ndau banesë.