Pse jeni më kreativ kur punoni në kafene?

Nëse tashmë jeni duke punuar në izolim nga shtëpia, pse na mungon të punojmë me kokën ulur ngjashëm si në një mjedis publik?

Disa nga njerëzit më të suksesshëm në histori punën më të mirë e kanë bërë në kafene.

Pablo Pikaso, JK Rowling, Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre, Bob Dylan- pa marrë parasysh nëse ishin piktorë, këngëtarë-kompozitorë, filozofë ose shkrimtarë, njerëzit nëpër kombe dhe shekuj kanë vulosur kreativitetin e tyre duke punuar në një tryezë në ndonjë kafene, raporton BBC

Teksa po fillojmë një vit tjetër jetese, për kundër pandemisë, shumë prej nesh vazhdojmë të punojmë në distancë.

Dhe nëse puna nga distanca bëhet e përhershme për disa- siç kanë parashikuar shumë ekspert- ne mund të pyesim veten pse, kur gjërat të rregullohen, duhet të shqetësohemi që do kthehemi të punojmë në vende publike, vetëm për t’u izoluar dhe ulur kokën- diçka që tashmë po e bënim në shtëpi.

Por vënia e kufjeve për të shmanguar gjurmën nga tavolina jote, është vërtetë ndryshe sesa kur e bën të njëjtën e rrethuar me njerëz që të rrijnë mbi supe.

Ka shumë mënya sesi kafenetë e nxisin krijimtarinë tonë, në një mënyrë që zyrat dhe shtëpitë nuk e bëjnë.

Hulumtimet tregojnë se stimujt në këto vende i bëjnë këto ambinete efektive për të punuar; kombinimi i zhurmës, turmat, larmia vizuale mund të na jap sasinë e duhur të shpërqendrimit që na ndihmon të jemi më të mprehtë dhe kreativ, (Pra, jo, nuk është vetëm ajo esspreso.)

Një vend i lezetshëm me zhurma dhe tollovi

Disa prej nesh fusim kufjet në vesh sapo të ulemi në ndonjë vend publik. Por, shkencëtarët e kanë ditur për shumë vite se zhurma në prapavijë mund të jetë e mirë për kreativitet të mendimit.

Një studim i publikuar në ‘Gazetën e hulumtimit të konsumatorit’ tregoi se një nivel i ulët deri mesatar i zhurmës në ambiente publike si lokalet, mund të rris kreativitetin e mendimit.

Ideja është se, nëse jeni sadopak i dekoncentruar nga puna nën stimujt e ambientit, kjo mund të rris aftësinë e mendimit abstrakt që mund të shpie në gjenerim të ideve më kreative.

Një tjetër studim i vitit 2019, kishte të gjetura të ngjashme, bëhet zero në atë që quhet “rezonancë stokastike”, fillimisht e vërejtur tek kafshët, është fenomeni në të cilin, sasia e duhur e zhurmës përvetëson shqisat tona.

Dhe, derisa niveli i zhurmës ‘Goldilocks’ është i ndryshëm për të gjithë, audio stimujt në prapavijë gjithashtu na ndihmojnë të përmirësojmë vendimmarrjen.

Disa madje këtë e quajnë “efekti i kafenesë”

Pra, muzika jazz, biseda e lehtë dhe kamarieri i cili godet me kafe te bluarësi nuk janë shqetësuese-ato mund t’ju ndihmojnë të dilni me përmbledhjen tuaj të radhës.

Gjithashtu është edhe fakti që, në kafene, ne jemi të rrethuar nga njerëzit që kanë ardhur të bëjnë të njëjtën gjë si ne, që mund të jetë edhe shtysë motivuese.

Një studim i vitit 2016 e përkrahi këtë ide kur hulumtuesit i kërkuan pjesëmarrësve që të ulen pranë njëri- tjetrit, përball një kompjuteri për të bërë një detyrë në të njëjtin ekran. Studimi shfaqi se “vetëm fakti që punoni pranë një personi tjetër që bënë shumë përpjekje për atë detyrë do iu shtyjë edhe juve të bëni të njëjtën”.

“Është njësoj si kur shkon në palestër për stërvitje”, thotë Sunkee Lee, profesoreshë ndihmëse e teorisë dhe strategjisë organizative në Shkollën e biznesit Tepper të Universitetit Carnegie Mellon në Pensilvani.

“Një nga gjërat më të mëdha në kafene është efekti i lehtësimit social: ju shkoni atje, shihni njerëz të tjerë që punojnë dhe kjo ju vë në një gjendje shpirtërore ku ju thjeshtë natyrshëm filloni të punoni. Vetëm duke vëzhguar mund të motivoheni të punoni më shumë”.

Laramania vizuale

Një nga gjërat që mund ta bëjë punën nga shtëpia apo zyra të duket e rëndë është mjedisi vizual; shpesh ne ulemi në të njëjtën karrige dhe shohim të njëjtat mure pa ndalur.

“Stimulimi vizual-mënyra si është zyra e dekoruar- ka efekt në procesin e të menduarit krijues të njerzëve. Kjo quhet mendim krijues konvergjent”, thotë Lee.

Në kërkim të tij, ai ka zbuluar se laramania vizuale ndihmon në “zgjidhjen e një problemi që ka një zgjidhje optimale, por kërkon që ju të mendoni jashtë kutisë”.

Derisa Lee u përpoq të adresonte këtë duke shtuar disa drita neoni në muret e zyrës së tij në shtëpi gjatë pandemisë, ai shpejt kuptoi se orenditë që i sheh shumë u bën të mërzitshme. Sidoqoftë, kafenetë në përgjithësi kanë stimuj vizual të mprehtë si (shpata, dhe frekuentimi i lokaleve të ndryshme i bën gjërat edhe me të larmishme).

Edhe nëse mendon se je duke punuar në izolim- në hapësirën e ekranit të kompjuterit tuaj dhe kufjeve për shmangie të zhurmës- përreth jush ende ndodhin gjëra”, thotë Korydon Smith, një profesor i arkitekturës në Univeristetin e Buffalos në New York, që ishte edhe bashkëautor i një shkrimi të bërë së fundi për përfitimet e të punuarit nga kafenetë.

“Njerëzit vijnë e shkojnë. Koha ndryshon, aroma të ndryshme ushqimi në lokal. Derisa ne përpiqeni të mos marrim vëmendje nga këto mikro stimuj, dhe ka mundësi që nuk zgjedhim me qëllim të punojmë në këtë vend, për shkak të tyre, këto aktivitete rreth nesh nxisin që truri ynë të punojë pak më ndryshme sesa në shtëpi”.

‘Ajri i informalitetit’

Derisa përdorusi stereotip i lokalit mund të jetë një punëtor i vetëm që lufton për një mendje sa më krijuese, ekspertët thonë se këto mjedise mund të përfitojnë nga grupe punuese që mendojnë dhe ndërtojnë shoqëri.

“Ekziston një formalitet i nënkuptuar kur mblidhemi në takime të platformave dixhitale. Si kontrast, ka një ajër infomaliteti kur takohemi në një lokal apo kafene”, thotë Smith.

Të gjithë ata stimuj zëri dhe vizual ndihmojnë grupet, gjithashtu, në krahasim me mungesën në Zoom ose në një sallë takimesh zyrtare.

Platformat e takimeve me bazë në zyra gjithashtu kanë edhe kufizime tjera.

“Agjendat nuk janë të detyruara të takojnë dikë për kafe, por janë mëse të natyrshme në një takim të planifikuar, virtual ose ndryshe, i cili mund të mbysë krijimtarinë”, thotë arkitektja Kelly Hayes McAlonie, drejtoreshë e planifikimit të kampusit në Universitetin Buffalo dhe një nga bashkëpunëtorët e shkrimit të Smith.

Ajo thotë se kampuset universitare, si zyrat në ajër të hapur, kanë përzier elemente të kafeneve në modelin e tyre, për të nxitur njerëzit që të mblidhen dhe të bashkëpunojnë, si pjesë e një trendi që po ndodhë për më shumë se një dekadë.

Megjithatë, një paralajmërim: Jo të gjitha hapësirat publike janë njësoj të përshtatshme për punën.

“Një ndryshim mes kafenesë dhe lokalit është i zhurmës së ambientit, ku shumë bare kanë muzikë dhe atletikë në prapavijë që jo gjithmonë promovojnë biseda në grupe të vogla në masën që mund t’i shihni në kafene”, thotë McAlonie.

… dhe ajo kafe

Me pandeminë COVID-19 duke u sjellur nëpër shumë vende, shumë njerëz ende nuk kanë qenë në gjendje të punojnë nga ndonjë lokal.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, ne të gjithë-sipas nevojës, kemi gjetur mënyra për të qenë produktivë në shtëpi.

Kur ndërmarrja e menxhimit të rrjetit social Buffer anketoi 3,500 punëtorë në largësi të ndryshme nëpër botë për raportin e saj të gjendjes së punës në distancë për vitin 2020, shfaqi se 80% prej tyre preferonin të punonin në shtëpi, në vend të kafeneve apo vende të përbashkëta.

Kjo mund të tingëllojë si shumë, por në fakt është një shifër e ngjashme me atë të viteve 2019 dhe 2018, që do të thotë se izolimet nuk duket se i kanë lidhur punëtorët më shumë me zyrat nga shtëpia.

Kjo tregon se për disa, etja për mjediset publike është ende aty, edhe pas një viti me distancim shoqëror.
Lee beson se njerëzit kanë ato “përvoja të së kaluarës për aspektet pozitive të kafeneve” dhe se “efekti i kafenesë” ka shumë gjasë të na nxjerrë nga puna në shtëpitë tona.

“Nuk ka dyshim për këtë, ne do kthehemi”, thotë ai.

Edhe nëse puna nga shtëpia do jetë një opsion afatgjatë, përfitimet e zhvendosjes së përkohshme në një kafene mund të jenë shumë të mira për t’i shmangur. “Dhe mbase edhe kafeja është më e mirë”, shton Smith.