Prokurorja Llugiqi Thirret në Raport për Rastin e Grabovcëve

Prokurorja Merrushe Llugiqi është thirrur t’i raportojë Prokurorisë së Shtetit për veprimet ligjore që kishte ndërmarrë në natën e 14 shkurtit ndaj Ngadhënjim e Guxim Grabovcit, dy djemve të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Llugiqi, e cila sulmin ndaj policit Avni Selaci e kishte kualifikuar si kundërvajtje, e jo si vepër penale, është arsyetuar se ka pasur pak informacione. Ajo nuk do ta ndjekë më këtë rast. Ndërkohë, incizimet nga rrahja janë fshirë, ka konfirmuar Prokuroria.