Prokurorët dhe Gjyqtarët e Shkarkuar Serbë Kthehen në Detyrë

122 prokurorë serbë dhe zëvendësit e tyre do të ripranohen zyrtarisht në Shoqatën e Prokurorëve, më 22 shtator, dhe dy ditë më vonë do të kthehen në zyrat e tyre, tha Ministria e Drejtësisë.

“Agonia e prokurorëve më në fund ka përfunduar, pas 33 muajsh. Nuk do të ketë më korrupsion sistematik në vendin tonë, ku politika përzihet me sistemin e drejtësisë”, tha Nikola Selakovic, ministër i Drejtësisë.

“Prokurorët duhet të jenë tërësisht të pavarur në punën e tyre dhe mos të këshillohen me politikanët se çfarë duhet të bëjnë”, shtoi ai.

Po ashtu, 303 gjyqtarët që u pushuan në vitin 2010, do të kthehen në salla të gjyqit në muajt në vijim.

Selakovici tha se nuk do të ketë reforma të reja në sistemin e drejtësisë në Serbi, por aspektet negative të mëparshmit do të anulohen.

Gjykata Kushtetuese në Serbi hodhi poshtë në korrik vendimin e komisioneve të shtetet përgjegjëse për reformën gjyqësorë për të larguar një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Procesi i reformimit të trupit gjykues në Serbi filloi në vitin 2008, kur Këshilli Gjyqësor kishte detyrën të vlerësonte të gjithë kuotën e gjyqtarëve në vend, rreth 3,000 në total, duke rizgjedhur vetëm ata që u vlerësuan të përshtatshëm.

Procesi përfundoi në janar të vitit 2010, kohë në të cilën më shumë se 800 gjyqtarë, nga 3000, humbën vendin e punës.

Shumica e atyre që u refuzuan në atë kohë, ose apeluan në Gjykatën Kushtetuese në Serbi, ose në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Institucionet ndërkombëtare dhe specialistët ligjorë vendas kanë qenë tepër kritikë për procesin e reformës.

Ekspertët ligjorë akuzuan Këshillin Gjyqësor se nuk ka respektuar kriteret, në largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të aftë për arsye politike dhe ngritjen në detyrë të të tjerëve me dosje problematike – dhe se e kanë bërë këtë larg nga syri publikut.