Gjurmët e shkrimtarit të spiunazhit John le Carré

Bota e librave të spiunazhit dje ka përmbyllur një kapitull të vazhdimësisë, me vdekjen e shkrimtarit britanik të këtij zhanri, John le Carré.

 

Shkrimtari David Cornwell, i njohur me emrin artistik John le Carré, ka vdekur dje nga sëmundja e pneunomisë në moshën 89 vjeçare.

Autori i librit “The Spy” ishte një nga romancierët dhe kronistët më të mëdhenj britanik pas Luftës së Dytë Botërore.

Karriera e tij zgjati pesëdhjetë e tetë vjet dhe veprat e tij kryesuan listat globale të bestsellerëve në çdo dekadë nga vitet 1960 e këtej.

Le Carre lindi në vitin 1931 në në Poole, Dorset. Studioi gjuhët e huaja në Universitetin e Bernit në Zvicër, dhe më pas në Universitetin e Oksford-it, para se t’i hynte karrierës në shërbimin sekret.

Ai përfundoi shërbimin e tij ushtarak në Trupat e Inteligjencës së Ushtrisë Britanike, të garnizonuar në Austri, duke punuar si një hetues në gjuhën gjermane të njerëzve që kaluan “Perden e Hekurt” në Perëndim, duke drejtuar agjentë të klasit të ulët në bllokun lindor.

Më pas në vitin 1952, ai u kthye në Angli për të studiuar në Kolegjin e Linkolnit në Oksford, ku njëherazi punoi fshehurazi për Shërbimin Britanik të Sigurisë, MI5, duke spiunuar grupe ekstremiste të majta për informacion në lidhje me agjentët e mundshëm Sovjetik.

Për dy vite dha mësim në Universitetin e Etonit pastaj u bashkua me Ministrinë e Jashtme dhe fillimisht si sekretar i dytë në Ambasadën Britanike në Bon.

Sa punonte në Ambasadën Britanike, në departamentin e regjistrave të inteligjencës, ai u qas në dosjet me njohuri për punën e shërbimeve sekrete.

Gjatë kësaj kohe Le Carre filloi të shkruante histori spiune nga udhëtimet dhe puna e tij.

Në vitin 1961 Le Carre botoi romanin e tij të parë “Call For The Dead”. Këtu ishte gjeneza e pseudonimit të tij artistik, për shkak se zyrtarët e Zyrës së Jashtme nuk u lejuan të botonin libra me emrin e tij.

Në këtë roman u prezantuan personazhe që do të rishfaqeshin në romanet e mëpasshëm duke përfshirë personazhin e tij të famshëm, George Smiley.

Karriera e Le Carré si spiun përfundoi në vitin 1964, kur ai u bë një nga shumë agjentët britanikë emrat e të cilëve u ishin dhënë rusëve (Bashkimit Sovjetik) nga tradhtari dhe agjenti i dyfishtë Kim Philby, i cili më pas u bë frymëzim për një linjë të librave të shkruara nga Le Carre.

Philby, i cili u largua në Moskë, më vonë u bë frymëzimi për librat e Le Carre’s si  “Tinker’, “ Tailor”, “Soldier”, “Spy”.

Sipas BBC-së, dekadat pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 1945 u dominuan nga tensioni politik midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, së bashku me aleatët e tyre përkatës në bllokun perëndimor dhe bllokun lindor.

Të dy palët ishin të armatosura me armë bërthamore, duke dekurajuar luftën e drejtpërdrejtë për shkak të rrezikut që të dyja të shkatërroheshin plotësisht.

Deri në rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991, armiqësia u zhvillua në mbështetje të konflikteve rajonale të njohura si luftëra të ndërmjetësuara, fushata propagandistike, luftë psikologjike dhe spiunazh duke krijuar frymëzimin për një brez romanesh dhe filmash spiunazhi.

 Kulmi i karrierës së Le Carre’s      

Romani i tij i tretë “The Spy” i botuar në vitin 1963 i vulosi famën dhe vlerësimin botëror.

Le Carré kishte thënë se dorëshkrimi i tij ishte aprovuar nga shërbimi sekret sepse arritën në përfundimin se ishte “një trillim i pastër nga fillimi në fund”, por ai tha se shtypi botëror mori një pamje tjetër, duke vendosur që libri “nuk ishte thjesht autentik, por disa lloj mesazhi zbulues nga ana tjetër “.

“Unë shkrova  “The Spy” që si pasojë e Luftës së Ftohtë në moshën tridhjetë vjeç nën stres të fortë, të pandarë, personal dhe në një intensitet ekstrem. Që nga dita kur u botua romani im, kuptova se tani dhe për më shumë do të isha i markuar si spiun i kthyer në shkrimtar, në vend se si një shkrimtar i cili si shumë të llojit të tij, kishte bërë një hyrje në botën e fshehtë dhe kishte shkruar për të jo se ishte autentike, por se ishte e besueshme ” kishte thënë Le Carre, shkruan shtëpia botuese Penguin.co.uk.

“The Spy” ka personazh Magnus Pym  diplomat i rangut, anglez i përkryer, burrë i dashur, agjent sekret  i cili është zhdukur.

Recensioni i shtëpisë botuese Penguin e sheh si spiun të përsosur dhe portretizim shkatërrues i një njeriu që ka luajtur role të ndryshme për kaq shumë kohë, ai nuk e di më se kush është.

“A është defektuar? Shkoi në tokë? Ndërsa intensifikohet gjuetia për Pym, zbulohen sekretet e jetës së tij: njerëzit që ai i ka dashur dhe tradhtuar, babai i pabesueshëm i burrit që e bëri, dy mentorët që e formuan dhe e formuan atë dhe tani dëshirojnë të pretendojnë këtë spiun të përsosur si të tyre” shkruan Penguin.

Disa nga 25 veprat e le Carré u shndërruan në filma si “The Constant Gardener”,”  “The Tailor of Panama and Tinker”, “Tailor”, “Soldier”, “Spy”.