Prizreni i Sunduar nga të Fuqishmit e Hotelierisë

Përmbysja e shtetit nga biznesmenët shihet përreth sheshit të njohur “Shatërvan”. Zona përreth këtij sheshi është emërtuar zyrtarisht nga shteti si Zona e Parë e Qendrës Historike të Prizrenit. Por në fakt ajo tashmë është shndërruar në zonë të parë biznesore nga njerëz që shpërfillin ligjin.