Presidentja Jahjaga Dekretoi Tre Prokurorë

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, dekretoi sot tre prokurorë. Bajram Hamitaga, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren; Afrim Shefkiu, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan dhe Murtez Jahaj, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren, dhanë betimin para Presidentes.

“Dekretimi i tyre u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, njofton Zyra e Presidentes.