Policët që Morën Ryshfet në Bankën e të Akuzuarve

Para Gjykatës Komunale në Prishtinë, të enjten janë paraqitur policët e suspenduar Hidajet Krasniqi dhe Veton Gashi, të cilët akuzohen për marrje ryshfeti. Ky rast ishte iniciuar pas një video-xhirimi të Gazetës Jeta në Kosovë, ku dy policët e trafikut zbulohen duke marrë mitë nga një qytetar. Por, dëshmitari kryesor, F.H., i cili gjendet me banim në Danimarkë, nuk është paraqitur, pasi sipas familjarëve ka probleme me lejen e qëndrimit.